U zhvillua ekspozita e fotografive “Cemi në fokus”

cemi ne fokius konkursi_2016 - Copy - Copy (2)U zhvillua të mërkurën (1 maj) ekspozita e fotografive “Cemi në fokus”, e cila ka për qëllim të shpalosë bukuritë natyre të Lumit Cem.

Nën organizimin Shoqatës “Trofta” dhe QKI “Malësia” në Tuz, në ekspozitë u shfaqen 30 fotografitë nga autorë të ndryshëm, e të përzgjedhura nga juria.

Juria e përbërë nga fotografi i parë i Malësisë Shtjefën Ivezaj, foto-dizajneri Besim Hakramaj dhe Fahrudin Gjokaj (Koha Javore) zgjodhi edhe 3 fotografitë më të mira të ekspozitës.

Fotografia më e mirë u shpallë ajo e autorit Zhelko Shqepanoviq. Vendin e dytë e mori fotografia e Jadranka Mamiq, ndërsa vendin e tretë fotografia e Qemal Qetkoviq.

Nga bashkëorganizatori i ekspozitës, Shoqata “Trofta”, u theksua se fokusi i angazhimit të tyre është mbrojtja dhe promovimi jo vetëm i florës dhe faunës por edhe i kanjonit unik të Lumit Cem. Ata sqaruan se po krijohen kushtet që Lumi Cem, në mënyre institucionale të mbrohet dhe të ruhet, duke njoftuar se pritet që gjatë vitit Cemi të shpallet “Përmendore natyre”.

Është ky viti i tretë me radhë që Shoqata “Trofta” në bashkëpunim me QKI “Malësia” organizojnë foto ekspozita me tematika të promovimit të bukurive natyrore të Malësisë.

Realizimi i projektit u ndihmua nga “Komuna urbane e Tuzit”, “Iniciativa Qytetare” Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe Unioni Demokratik i Shqiptareve.

cemi ne fokius konkursi_2016 - Copy - Copy
cemi ne fokius konkursi_2016

cemi ne fokius konkursi_2016 - Copy

Furra Tahiri