CANU nuk do të tërheqë Fjalorin e as nuk do të kërkojnë falje

fjalori canuAkademia malazeze e shkencave dhe artëve nuk do të tërheqë Fjalorin, as nuk e kanë ndërmend të kërkojnë falje, ka thënë kryetari i Akademisë malazeze të shkencave dhe artëve, Momir Djurovic.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit për hartimin e Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze u tha se që në mbledhje nuk kanë ardhur ata, të cilët e kritikojnë më së shumti fjalorin.

Në mbledhje nuk kanë ardhur deputetët Nikë Gjeloshaj, Genci Nimanbegu dhe Sulo Mustafic. Gjeloshaj dhe Nimanbegu nuk marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Akademisë Malazeze, sepse deri më sot nuk ka pasur kërkimfalje për shkak të fyerjeve të publikuara në Fjalorin e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve, por falje nuk kanë kërkuar as anëtarët e Këshillit për hartimin e Fjalorit. Si përfaqësues të përgjegjshëm të popullit shqiptar, nuk kemi dëshiruar t’i zvogëlojmë kapacitetet tuaja profesionale e shkencore, e aq më pak të polemizojmë me akademikë, por askush nga ne nuk ka pasur të drejtë të heshtë pas asaj që është botuar në Fjalor”, kanë theksuar Gjeloshaj e Nimanbegu.

Derisa të jam kryetar nuk më bien ndërmend as ta tërheq fjalorin nga qarkullimi e as të kërkoj falje”, është shprehur Momir Djurovic.

Fjalori në fjalë, në mes tjerash, termin “Albanizim” përshkruan si “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë”, ndërsa për malësorët shkruan se janë të albanizuar. /MALESIA.ORG/

 

Furra Tahiri