Me marrëveshjen e pushtetit dhe opozitës , ne mbledhjen e ardhshme te Kuvendit të Malit të Zi është dashtë te gjendet zgjidhja për të drejtat e shqiptarëve në ligjin zgjedhor . Përmes përzierjeve të pashembullta në caktimin e zgjedhjeve pa bërë konsultime ,presidenti i Malit të Zi, Fllip Vujanoviq me qellim ,për ti penguar këto ndryshime,i ka shpallur zgjedhjet , duke penguar ndryshimin e ligjeve zgjedhore,konsideron deputeti i Alternatives shqiptare ,Nik Gjeloshaj.
Gjeloshaj thekson se pas botimit të Fjalorit, në të cilin ,sic ka theksuar,ne mënyrën me ta paskrupullt Akademia e Arteve dhe Shkencave dhe me përkrahjen financiare të Qeverise së Malit të Zi sulmohen dhe fyhen shqiptaret ,po fiton vazhdimin e veprimit antishqiptar .
Ai po ashtu ka theksuar se sulm tjetër kundër pakicës kombëtare shqiptare është mosrespektimi i ligjit për administratën lokale ,me c’rast komunat në kuadër të kryeqytetit fitojnë statusin e administratës lokale dhe të ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi dhe me c’rast janë bërë ndryshime territoriale.