Do të organizohet në Malësi, promovimi i dy veprave të akademikut Dr. Anton Berishaj

Ditën e Marte, më 09.08.2016 duke fillua nga ora 20:30, në ambientet e Hotel Oasis, Shoqata “Malesia e Madhe” nga New Yorku e nën udhëheqjen e Pal Dreshaj organizon promovimin e dy veprave të akademikut Dr.Anton Berishaj -“Shoqëria pa shtet” dhe -“Virgjërat e përbetuara”.
 
Mysafir të mbrëmjes do të jenë Kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Kosovës, akad.Prof.Dr.Hivzi Islami dhe Sekretari i Seksionit të shkencave sociale Dr.Jusuf Bajraktari, anëtare i ASHAK. Recensent të librave janë prof.Ass.Anton Vukpalaj dhe Mr. Anton Gojcaj.
 
Mbrëmja do të shoqerohet me një koktej modest.

Ju mirëpresim.

Këshilli organizativ!

Furra Tahiri