Ndahen Abetaret në shkollat fillore në Malësi

Dukaj-DukajDrejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për arsim të përfaqësuesve të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale në Ministrinë e arsimit Marash Dukaj ka ndarë 330 abetare në gjuhën shqipe të cilat Ministria e arsimit i ka siguruar për 12 shkolla fillore në Mal të Zi në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe dygjuhësisht, njoftohet nga ky resor.

Dukaj rikujtoi se abetarja përdoret prej vitit të kaluar shkollor si mjet arsimor didaktik për klasën e dytë dhe theksoi se abetarja vitin e kaluar ka lehtësuar shumë mësimin në gjuhën shqipe.

Abetaret janë ndarë në shkollat fillore në Malësi: Mahmut Lekiq” – Tuz, “29 Nëntori” – Dinoshë, “Bashkimi” – Hot dhe “Gjergj Kastrioti – Skënderbeunë Triesh.

Abetarja gjithashtu është ndarë edhe në shkollat fillore në Ulqin, Krajë (Tivar), Plavë, Guci dhe në Dacaj (Rozhajë).

Duhet theksuar se Abetarja kombëtare (Abetarja e cila përdoret në Shqipëri dhe Kosovë) është lejuar nga Ministria e Arsimit e Malit të Zi që nga viti i kaluar, por vetëm si mjet dytësorë dhe nuk përdoret në plan programet mësimore. Në përdorim sipas programit mësimor vazhdon të përdoret Abetarja e dalë nga Enti malazez i teksteve mësimore. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri