Alternativa Shqiptare, lista e katërt shqiptare për zgjedhjet parlamentare

ash-zgjedhjet-parlamentare-2016Alternativa Shqiptare sipas gjitha gjasave, do të jetë lista e katërt shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deri me tani pjesëmarrjen në koalicione e kanë konfirmuar 3 lista. Koalicioni Forca-UDSH, Koalicioni Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe Iniciativa Qytetare – Tuz si dhe lista e tre degëve Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, degës së Malësisë, Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë nëse Alternativa Shqiptare do të formojë koalicion me ndonjë subjekt shqiptar, apo do të garojë e vetme.

Deputeti i ASH-së Nik Gjeloshaj është shprehur se pjesëmarrja me ndonjë subjekt tjetër apo si listë e vetme do të vendoset deri ditën e diel. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri