Fillon nesër edicioni i dytë i Festivalit të filmit “Seanema” në Ulqin

seanema-film-festival1Ulqin, 14 shtator 2016 – Edicioni i dytë i Festivalit të filmit “Seanema” do të fillojë nesër në ora 19.00 në Plazhin Otrant. Në hapjen e edicionit të dytë do të thonë fjalën e tyre përshëndetëse Kryetari i Komunës Ulqin, z. Nazif Cungu, Zëvendës Ambasadori i SHBA-ve, z. Bix Aliu, regjisori i mirënjohur malazez, z. Nikolla Vukçeviq dhe drejtorja e këtij festivali, znj. Drita Llolla.

Gjatë natës së parë do të shfaqen dy krijime kinematografike të zhanrit dramë, filmi “Suffragette” i cili trajton historinë e grave në fillimin e shekullit 20. në Britaninë e Madhe, të gatshme për të humbur gjithçka në luftën e tyre për të drejtën e votës dhe të drejta të barabarta.

Menjëherë pas shfaqjes së filmit, do të hapet paneli i parë i edicionit të dytë të Seanema, i cili nga organizatorët u emërtua “Thyerja e tavanit të qeliqit” (eng. “Breaking through the glass ceiling”) e që do të flasë rreth pengesave shpesh të pajustifikueshme në avancimin e grave dhe minoriteteve në jetën e tyre profesionale.

Paneli do të hapet nga znj. Sabina Osmanoviq, doktorante në fushën e filologjisë gjermane, lektore dhe e angazhuar në një sërë aktivitetesh shkencore dhe edukative në rajon. Panelistët e tjerë që do të shprehin pikëpamjet e tyre rreth temës do të jenë: znj. Ermira Mehmeti, deputete në Parlamentin e Maqedonisë, z. Agon Maliqi, hulumtues dhe këshilltar në fushën e politikave publike në sektorin privat, znj. Ivana Mrvaljeviq, drejtore e Teatrit të qytetit të Podgoricës dhe znj. Hadixha Gjoni, nënkryetare e Komunës Ulqin.

Filmi i dytë i natës “Dobra zena” ose “Gruaja e mirë” është një nga përzgjedhjet zyrtare të festivalit prestigjoz “Sundance” dhe debutimi i parë i aktores së mirënjohur Mirjana Karanoviq si regjisore. Filmi ka marrë shumë vlerësime në rajon dhe më gjërë. Në këtë edicion do t`i prezantohet edhe publikut tonë.

Organizatorët e këtij festivali ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë, pasi eventi do jetë pa biletë hyrëse. Gjithashtu, ata ftojnë të vini të shijoni magjinë e kinemasë e cila punon me energji diellore (solare) e para e tillë në Mal të Zi.

Shërbimi informativ i iACT NGO

14310281_554905791367802_9012573171471029391_o

Furra Tahiri