Listat shqiptare dorëzuan listat

listat-shqiptare-zgjedhjet-parlamentare-2016Tre koalicionet shqiptare kanë dorëzuar sot listat pranë Komisionit Zgjedhorë për zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 16 tetor.

Koalicioni Shqiptar “Me një qellim”, i përbërë nga Partia Demokratike (PD), Iniciativa Qytetare (IQ), Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” do të udhëhiqet nga ish-ministri i Qeverisë malazeze dhe ish kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. I dyti në listë është lideri i PD-së Fatmir Gjeka, ndërsa i treti Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare.

Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, i përbërë nga Forca, Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) do të udhëhiqet nga funksionari i Forcës, Genci Nimanbegu. Në vendin e dytë do të jetë lideri i UDSH-së Mehmet Zenka, ndërsa i treti në listë do të jetë Nik Gjeloshaj nga ASH-ja.

Lista “Lidhja demokratike shqiptare” e cila është formuar nga kryetari i Këshillit të LdnëMZ-së në Malësi, Nikollë Camaj dhe lideri i Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime nga Ulqini, Isat Jakupi, do të udhëhiqet nga Nikollë Camaj. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri