Dr. Jakupi: Presione të shpeshta ndaj meje sepse ju pengoj!

isat-jakupi1Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime dr. Isat Jakupi ka thënë se prej fillimit të fushatës parazgjedhore janë rritur presionet ndaj tij në mënyrë që të diskreditohet në sy të opinionit.

“Gati për çdo ditë fitoj njëfarë thirrjesh për gjyq dhe seanca dëgjimore, për raste të vjetruara apo me lajmërime anonime. Siç duket i pengoj dikujt, veçanërisht mbasi që njoftuam se në zgjedhje do të marrim pjesë në listën e Lidhjes demokratike të Shqiptarëve”, tha dr. Jakupi dhe theksoi se ai nuk trembet dhe këto gjëra nuk e shkurajojnë.

Jakupi tha se do ti drejtohet ministrave të punëve të brendshme dhe të pakicave dhe të drejtave të njeriut, sepse të gjitha këto i bëhen intelektualit, humanistit dhe liderit të një partie politike të regjistruar, i cili është edhe kandidat për deputet në Parlamentin shtetëror. /UL-info/

Furra Tahiri