Anëtari i KSHZ-së nga LLDSH-ja votoi për përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa 2 anëtarët e koalicioneve shqiptare kundër

lista-e-lidhjes-demokratike-te-shqiptareveKumtesë për opinion e Listës së Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve

Pak më parë përfundoi mbledhjen Komisioni shtetëror zgjedhor, ku në rend të ditës ishte kërkesa për anulim/përsëritje të zgjedhjve, për shkak të parregullsive të shumëta dhe për shkak të grushtshtetit të improvizuar, me çka është ndikuar drejpërësdrejti në shprehjen e lirë të vullënetit të zgjedhësve në Malin e Zi. Ajo që duhet veçuar është se dy komisionerët nga dy koalicionet shqiptare votun kundra këtij vendimi, edhe pse një vendim i till, i përkrahur nga komisioneri i Listës#guxim, do të mund të çonte deri te riunifikimi i trupit shqiptar për zgjedhjet e përsëritura, por tashmë doli sheshit se ata nuk e kanë hallin e shqiptarëve, por sherbimin e verbër ndaj padronit të vet Gjukanoviq. Përndryshe 14 anëtarë votuan kundër anulimit të zgjedhjeve, ndër ta edhe dy shqiptarë nga koalicionet, kurse 11 ishin për anulim, ndër ta edhe komisioneri i Listës #guxim.

Por, këtu ishte fjala vetëm për rezultatin preliminar, kurse pritet edhe votimi për pranimin e rezultatit përfundimtar, prandaj ftojmë të gjithë miqtë e dashamirët e çështjes shqiptare në Mal të Zi, që të ushtrojnë influencë mbi kreun e koalicioneve, në mënyrë që të vihet deri te përsëritja e zgjedhjeve, si mundësi e riorganizimit të subjekteve shqiptare dhe e sigurimit të përfaqësimit më të denjë në Parlamentin e Malit të Zi.

Furra Tahiri