Djukanovic pritët të formojë shumicën me partitë e vogla

parlamenti-2016Partia e Milo Djukanovic ka fituar 36 mandate në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 16 tetor, por jo edhe shumicën absolute që numëron 41 e më shumë mandate.

Për të formuar shumicën, Djukanovic ka paralajmëruar se do të bisedojë me partnerët tradicional, Socialdemokratët (2 mandate), partinë boshnjake (2 mandate), atë kroate (1 mandat) dhe koalicionin shqiptar që fitoi 1 mandat.

Bartësi i listës të koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Genci Nimanbegu gjatë fushatës parazgjedhore kishte deklaruar se shumicës eventuale do ti japë përkrahje vetëm me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga faktori ndërkombëtarë. Kjo siç duket për shkak se shqiptarët edhe në të kaluarën kanë përkrahë pushtetin e Djukanovic, por që ky pushtet nuk i ka respektuar marrëveshjet dhe kërkesat e shqiptarëve.

Nëse DPS-ja, partia e Djukanovic-it, formon shumicën më partitë e vogla, kjo shumicë do të numëroj 42 deputet, por që sipas analistëve nuk mund të sigurojë një qeveri të qëndrueshme kundrejt një opozite më 39 deputet. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri