Komisioni shtetërorë zgjedhor miraton rezultatet preliminare

kshzKomisioni shtetërorë zgjedhor ka miratuar sonte rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 16 tetor.

14 anëtarë të Komisionit shtetërorë zgjedhorë votuan pro, ndërsa 11 votuan kundër miratimit të rezultateve preliminare.

Anëtarët e partive opozitare dhe anëtari i Listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare votuan kundër, me arsyetim se zgjedhjet nuk ishin të lira për shkak të parregullsive të shumta dhe për shkak të grushtetit të improvizuar i cili ndodhi gjatë ditës së zgjedhjeve kur u arrestuan 20 shtetas serb me akuzë se kishin përgatitë marrjen me dhunë të institucione shtetërorë si dhe arrestimin e Kryeministrit Milo Djukanovic. Ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

Anëtarët e dy koalicioneve shqiptare votuan pro miratimit të rezultatit.

Rezultati preliminarë i miratuar nga KSHZ-ja:
DPS 36 mandata
Fronti Demokratik 18 mandata
Kljuc 9 mandata
Demokrate 8 mandata
SDP 4 mandata
SD 2 mandata
Partia Boshnjake 2 mandata
“Shqiptarët të Vendosur” (Forca-UDSH-ASH) 1 mandat
Iniciativa Kroate 1 mandat

Numri i votave të listave shqiptare:
Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” (Forca-UDSH-ASH) 4.839 vota ose 1,27%
Koalicioni Shqiptar Me një qellim(PD-IQ-LDMZ-Perspektiva) 3.388 vota ose 0,89 %
Lista e Lidhjes Demokratike t
ë Shqiptarëve 1.542 vota ose 0,40%

/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri