Mehmet Zenka e pranon, fajin e kanë politikanët!

mehmet-zenkaKryetari i UDSH-së Mehmet Zenka një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit për TV Teuta pranoi se për rezultatet zhgënjyese fajin e kanë politikanët.

Zenka, i dyti në listën e Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur” (Forca-UDSH-ASH), është politikani i parë shqiptarë në Mal të Zi, i cili pa fajësuar të tjerët, fajëson vet politikanët duke thënë se “nuk fajësoj shqiptarët por ne si politikanë që mesa duket i kemi zhgënjyer”.

Ai shprehet se “elektorati shqiptar me votën e djeshme  e zgjedhjen e tyre, na ka dënuar e na ka dhënë një mesazh të fortë,  për të ndryshuar politikën tonë”.

Ka qënë një luftë mes votës, ku shqiptarët kanë dështuar, ku nuk fajësoj shqiptarët por ne si politikanë që mesa duket i kemi zhgënjyer”. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri