Gëzim Ibroçi: Treni i fundit për “shpëtim”

gezim-ibrociRezultati i votimeve parlamentare të 16 tetorit 2016 në Mal të Zi do befasonte në vitet e nëntëdhjeta por për çdo njohës nga afër të realitetit aktual në Mal të Zi është uragan i paralajmëruar nga sinoptikanët, por që sidoqoftë dëmton e lën pasoja.

Çfarë realisht bënë politikanët shqiptarë dhe a kanë vërtet përgjegjësi për këtë?

Në vitet 90 popullata u ushqye me atdhetarizëm dhe “besa besë” tuboi elektoratin.

Si duket që atëherë filloj edhe strategjia dhe interesi për fotele në dëm të shqiptarëve e në të mirë të uraganit që po përjetojmë.
Me arsyetim mos ekzistimi i hapsirave të veprimit filloi “moda” e formimit të partive politike e që vazhdoj deri më ditët e sodit: “moda” e manekenëve dhe biznesmenëve dhe zëvendësimi i konkurrentëve më kundërshtarë që na vranë e luajtën themelet!

Shaj, përçaj e sundo, edhe pse pas çdo betejë më të dobët!

Historia nga një parti në dhjetëra grupime sot dhe nga 4 deputet në 3-2-1 është e njohur dhe e stërkomentuar këto ditë dhe përgjegjësit po kërkohen në shumë adresa!

Humbja e besimit tek populli padyshim ka arsyetim mashtrimin, jo sinqeritetin dhe mos rezultatin duke i shtuar viteve të fundit edhe mos seriozitetin nga politikanët shqiptarë (lojëra si fëmijë të llastuar) e që për pasojë dhanë edhe një uragan të rradhës.

Të diskriminuar, të pa punë, pa perspektivë dhe me emigrim në rritje politikanët në vend të zgjonin krenarinë te popullata, të ushqenin atdhedashuri e bashkim për dy dekada ndihmuan asimilimin në heshtje, mashtruan njeri tjetrin duke ngjallur inate e pamundësuar bashkim,  perkrahën e mbajtën gjallë qeverinë asimiluese, heshtja dhe interesi personal i tyre na mori në qafë. Duke na prezantuar armikun si mik e duke e arsyetuar (ky më i mirë se tjetri) ato mësuan popullatën se vota duhet dhënë nëse t’a gjen një punë, t’a asfalton një rrugë, ato ushqyen modelin se votohet” i veti” e jo katundari, qytetari, katoliku e muslimani dhe idealet kombëtare i zavëndësuan me militantizëm.

Për Malin e Zi në NATO, në BE ndoshta kanë nevojë qytetarët malazias, shqiptarët në Mal të Zi fillimisht kanë nevojë t’a ndiejnë vetën shqiptarë e pastaj qytetarë në cilin shtet jetojnë dhe të mendojnë për nevojat e atij shteti.

Uragani i ra këmbanës së trenit të fundit për dinjitetin dhe identitetin kombëtar.
Nuk mund të na shpëtojnë ato që ndihmuan shkatërrimin, shumë mashtrime me ne dhe ndërmjet veti, nuk harrohen të këqijat dhe gjithmonë shkaktojnë përçarje, mjaft me justifikime, i ka fajet Kosova, Shqipëria, populli, shteti e ai tjetri, fajtori dhe përgjegjësit jeni ju!

Andaj kam një sygjerim miqësor: të reflektoni dhe reformoni, të bëni atë çfarë asnjëherë se bëtë  duke filluar me zavendësimin e të paktën tre pozicioneve të para në çdo parti dhe lënë në dorë kontrollin,  emrave të rinjë që ende nuk kanë mashtruar popullin dhe mund të bashkohen sepse nuk i kanë barrë mbi supe inatet personale.

E kuptoj që ka prej atyre grupime që s’kanë ku ti gjejnë zavendësimet por ato nuk kanë nevojë as të egzistencës!

Nëse frikësoheni që do udhëheqin keq të rinjtë duhet t’a keni të qartë se dëmit që shkaktuat ju nuk do i’a kalojnë ndërsa për emrat “politikisht të plakur, të stërkonsumuar me flokë të thinjura apo me flokë të rëna butësisht një “shporruni ….. Ish….ish…ish…!” Largimi nga skena politike është minimumi i kërkuar!

Furra Tahiri