Partitë shqiptare kurrë më pak vota e mandate

lideret-politik-shqiptar-ne-mzSipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 16 tetor, subjektet politike shqiptare kanë fituar gjithsej 9790 vota.

Që nga pavarësimi i Malit të Zi ky është numri më i vogël i votave totale që kanë fituar partitë shqiptare, ndërkaq është hera e parë që nga fillimi i pluralizmit në Mal të Zi që partitë shqiptare kanë fituar vetëm një mandat.

Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” (Forca­-UDSH-­ASH) ka fituar 4854 vota, duke siguruar 1 mandat në parlamentin e ardhshëm.

Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim” (PD-­IQ-­LDMZ-­Perspektiva) ka fituar 3394 vota, dhe ka mbetur pa mandat, ashtu si edhe lista e tretë shqiptare Lidhja Demokratike e Shqiptarëve e cila mori 1542 vota.

Në këto zgjedhje parlamentare partitë shqiptare kanë fituar 3129 vota më pak se në vitin 2006, kur 4 listat shqiptare kishin fituar gjithsej 12919 vota.
Në vitin 2009, 5 listat shqiptare kishin fituar 14008 vota, ndërsa në vitin 2012, 4 listat shqiptare kishin fituar 12447 vota.

Furra Tahiri