Pritet takimi i Koalicionit Shqiptar me Markovic-in

koalicioni-shqiptaret-te-vendosur-partia-boshnjake-dhe-iniciativa-kroate2Koalicioni “Shqiptarët të vendosur”, Partia Boshnjake dhe Iniciativa Kroate në bisedime me DPS-në për formimin e qeverisë së ardhshme do të hyjnë me platforma të veçanta.

Më herët këto tre subjekte kishin deklaruar se në bisedime me DPS-në do të hyjnë me një platformë të përbashkët, por siç duket, ato nuk kanë arritur marrëveshje për një platformë të përbashkët.

Sonte në takim me kandidatin e DPS-së për Kryeministër Dusko Markovic ishte Partia boshnjake.

Takimi i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe Iniciativës Kroate me Markovic-in është paralajmëruar për neser.

Sipas RTCG-së, Koalicioni Shqiptar gjatë ditës së sotme i ka finalizuar kërkesat prioritare politike, të cilat sonte pritet të konfirmohen nga organet partiake të tyre. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri