“Shqiptarët të vendosur”: Në platformë Valdanosin, të Mirat Detare, Kriporja dhe statusi i komunës për Tuzin

image

Në bisedime me zëvendës kryetarin e DPS-së Dusko Markovic, i cili do të përfaqësojë partinë si mandatar për Qeverinë e re, koalicioni “Shqiptarët të vendosur” do të kërkojnë sot edhe mbrojtjen e gjirit të Valdanosit, kthimin e vijës të mirave detare në korniza ligjore, si dhe trajtimin e Kripores siç kërkojnë institucionet evropiane, shkruan “Vijest”.

Siç theksohet, kërkesat e tyre politike kanë të bëjnë me formimin e njësisë së posaçme në Ministrinë e kulturës e cila do të merret vetëm me ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, si dhe kthimin e statusit të komunës për Tuzin.

“Pozicionet të cilat do t’i kërkojmë varen nga kush prej negociatorëve, DPS-ja apo opozita, do të pranojnë platformën”, citon gazeta zyrtarin e këtij koalicioni. /UL-info/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri