Abazoviq: Opozita ofron që pakicat të formojnë tërë Qeverinë

dritan-abazoviqPartitë opozitare i kanë ofruar Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, Partisë boshnjake dhe Iniciativës kroate mundësinë që vet të formojnë qeverinë, të cilën ato do ta përkrahnin në Kuvend, pohoi për “Vijesti” nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq.

Të gjithë partitë opozitare janë të gatshme që të bisedojnë për variantet e bashkëpunimit me partitë e pakicave, që do të nënkuptonte largimin përfundimtar nga pushteti të DPS-së, u rakordua në takimin e Frontit demokratik, SDP-së, Koalicionit “Kljuc” dhe Demokratëve.

“Partitë e pakicave janë viktimë e madhe e zgjedhjeve të parregullta, për çarsye tani janë në minimumin historik kur bëhet fjalë për numrin e përfaqësuesve të tyre në parlamentin shtetëror. Mendojmë se kjo është mënyra më e mirë që përfaqësuesit e pakicave të realizojnë programet e veta zgjedhore dhe të ndihmojnë që kriza ekonomikosociale dhe politike të mos thellohet. Presim që në negociata të drejtëpërdreta të sqarojmë të gjithë dilemat eventuale dhe të japim garancitë që marrëveshjet do të respektohen maksimalisht”, shtoi Abazoviq.

Ai pohoi se partitë e pakicave akoma nuk janë përgjigjur as në ofertën e parë të opozitës, kur ajo shprehu gatishmërinë që të ja jap vendin e Kryeministrit të ardhshëm. /UL-info/MALESIA.ORG/

Furra Tahiri