Abazoviq: Unë, “TRADHËTARI” që dua të bëjë një shqiptar Kryeministër të MZ

dritan-abazovicNë Shqipëri nuk njihet fare, në treva: Kosovë, Preshevë e Maqedoni shumë pak, në Mal të Zi e një pjesë e cilësojnë si “tradhëtar”. Por ai votat i merr përgjithësisht mes shqiptarësh dhe kryesisht në qytetin e lindjes Ulqin por edhe në Anë të Malit, Malësi, si dhe në Plavë e Guci.

Shqiptari Dritan Abazoviç (Abazi) është sot një nga figurat kryesore të opozitës që kërkon largimin e Milo Gjukonoviçit nga qeveria e Malit të Zi. Ai është armiku më i betuar i Milos, pasi ka një armë që i prish punë kryeministrit: nuk është kundër NATO-s, nuk është serb, por kërkon largimin e tij. Në një séance parlamentare, njeriu i forte i Podgoricës e humbi toruan nga ulqinaku i edukuar dhe e quajti “vagabond”, por që nuk i ngjiti.

Në një intervistë ekskluzive për dailynews.al, ai rrëfen të gjithë marrëdhëniet e tij me serbët, rusët e filorusët, konceptin për patriotizmin dhe premton se do të heqë prapashtesën viç “në një kohë të caktuar”.

Por ai deklaron se opozita i ka bërë një ofertë të madhe shqiptarëve dhe pakicave të tjera, përkatësisht postin e Kryeministrit në një qeveri kalimtare në Mal të Zi deri në stabilizimin e situatës.

Zoti Abazoviç përshëndetje, emrin e keni Dritan një emër tipik të ri dhe puro shqiptar. Por për ju ka shumë kuriozitet në Shqipëri pasi keni bërë disa zgjidhje që ka pak informacion këtej…

Shikuar nga prizmi konceptual, veprimet e mia ideore  në skenën politike të Malit të Zi, kan reflektuar çdo herë në një frymë kozmopolite qytetare që edhe janë në përputhje me standardet europiane.

Në atë drejtim kam ngritur dhe proklamuar idetë e mija bazë, me të cilat besoj që unë si shqiptar, dhe gjithë popujt që jetojn në Mal të Zi  ku asnjë komb nuk përbën shumicen, mund që së pari të kenë jetë të barabartë dhe dinjitoze.

Pa dyshim, koncepti qytetar nuk eliminon identitetin tonë etnik, perkundrazi e afirmon. Nëse shqiptart në Mal të Zi dëshirojnë të jenë të barabartë me të gjithë popujt e tjerë që jetojnë në Mal të Zi, atëherë duhen të dalin nga politika e getos, ku merren ekskluzivisht  me problemet e veta, por jo me problemet e popullit e vet.

Kjo lloj politike nuk është asgjë tjetër veçse koncetpt partiak-familjar, i cili fshihet pas çeshtjeve kombëtare.

Mendimi im është i kundërt, për këtë kemi nevoj për profil të ndryshëm të politikanbërsve dhe liderve në shekullin 21.

Opozita e bashkuar në Malin e Zi ka gjithsej 40 deputetë nga 81 vende që ka parlamenti i këtij vendi. Gjukanoviç ka 36 vende, plus dy që ka një parti e vogël socialdemokrate dhe i nevojiten votat e pakicave për të qeverisur.

Kurse opozitës që është shumë laramane dhe dominon qëndrimi filorus dhe anti-NATO është e bashkuar dhe i nevojitet vetëm një deputet për të qeverisur.

Kur ju shohim në krah të opozitës që kërkon moshyrjen e Malit të Zi në NATO këtu në Shqipëri nuk kuptohet mirë. Si është e vërteta pasi shqiptarët kanë qenë pro hyrjes së Malit të Zi në NATO?

Bëhet fjalë për manipulim mediatik i cili shkon në drejtim të ruajtes së pushtetit aktual në Mal të Zi.

Pra, teza e tyre kryesore me të cilën manipulojnë faktorin ndërkombtarë është ajo se veçse pozita është pro europiane, evroatlanitke dhe vetem ajo e ruan Malin e Zi. Përndyshe ky është koncepti pas të cilës fshihet plaçkitja e vendit, shkatërrimi ekonomik dhe scocial nga një numër i vogël i pushtetarëve.

Theksoj, jam dhe kam qenë pro anëtarsimit në NATO, dhe integrimimeve në Bashkimin Europian.

Këtë përkrahje e kam dhëne në sektorin civil, në skenën politike, madje dhe në proklamimin kryesor  mediatik që e ka bërë: Mali Zi për hyrje në NATO.

Nuk jam përkrah opozitës që kërkon mos hyrjen në NATO, po jam pjesë e opozitës e cila në fakt është e larmishme, në të cilen ka dhe parti që janë kundër hyrjes në NATO, çka dhe është normale në një sistem demokratik. Po ta kishim të gjithë te njëjtin mendim për çdo pyetje atëherë do të ishim ende në sistemim komunist me një parti.

Mali i Zi ka nevojë thelbësore për ndryshime poltike dhe ajo është ideja kryesore, NATO është vetem nje pyetje e cila do të marrë fund shumë shpejt me anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në të.

Opozita Çelësi ku ju merni pjesë ka kërkuar një qeveri teknike, ekspertësh kurse ju u keni dërguar një ofertë partive etnike, Pse sbëheni bashkë me deputetin Nimanbegu dhe të formoni një pol pushteti shqiptar?

Qeveria teknike do ishte ideale për ndërrimin e pushtetit 27-vjeçar. Oferta është dërguar partive të pakicave pasi ato vendonsin për krijimin e shumicës në kuvendin e Malit të Zi. Kjo edhe do nënkuptonte bashkimin me Nimanbegun sepse edhe partia që vij unë URA do të ishte në pushtet së bashku, apo nuk do të jetë, nëse pakicat vendosin të bëjn pushtet vetë.

Sidaqoftë kjo është oferta historike dhe përkrahja jonë egziston në çdo model. Pra një gjë e tillë varet më shumë nga partitë nacionale se sa nga unë, ne kemi bërë oferten për pakicat ku jemi të gatshëm t’i ofrojmë madje dhe vet postin e Kryeministrit, një post që sipas praktikes nuk do ja ofronte kurrë pozita e deritanishme.

Praktikisht pakicave shqiptare çdo herë ika takuar veçse Ministria e pakicave, madje në madatin e kaluar as edhe atë se kishin fituar nga pozita. Përsëris, partitë e pakicave tani e kanë shansin e tyre historike të zgjidhin çdo problem të shqiptarve në Mal të Zi.

Ju jeni në një parti qytetare pra kozmopolite. Në një referendum për yrjen e Malit të Zi në NATO si do të votonit?

Partia nga e cila vij unë URA, është partia e cila e ka theksuar që nga themelimi i saj se është pro hyrjes në NATO. S’do mend se edhe unë, në bazë të asaj  çka thashë më sipër në pytjet paraprake, dhe idealeve të mia do të votoja pro hyrjes në NATO,  por jo vetëm kaq, por dhe nëse vjen deri tek referendumi do të marr pjesë nëfushaten e cila do të proklamojë perkrahjen për anëtarësim.

Cili është mendimi juaj për marrëdhëniet me Rusinë dhe a ka ndikuar siç po thuet në financimin e partive opozitare?

Çdo herë kam qenë ithtar i mardhënieve të mira me çdo kend në skenën e marrëdhëniet ndërkombëtare, e sidomos për Malin e Zi si një shtet gjeostrategjik i vogel që nuk ka rol të madh në madheniet ndërkombëtare. Çdo shtet i cili ka ndikuar apo ndikon financiarisht tek partitë politike Malazeze është e dënueshme me ligj në Mal të Zi.

Nëse dikush ka punuar kundër ligjit apo Kushtetutës duhet të denohet ashpër. Kështu që besoj se organet kompetente do ndërrmarrin masa për zbardhjen e kësaj dukurie.

Çfarë mendoni për arrestimet e zhvilluara ditën e zgjedhjeve?

Së pari zgjedhjet vetvetiu në atmosferë të sulmit shtetëror nuk muden të jenë të lira dhe demokratike.

Ashtu që plotësisht e perkrahë vendimin e përbashkët të opozitës që mos t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve. Gjithesi mendoj se arrestimet janë qëllimbërese nga ana e partisë në pushtet të Gjukanoviqit, ashtu si ka bërë para dhjetë viteteve me arrestimin e shqiptarve iashtuquajtur aksioni “fluturimi i shqiponjes”. Me tëvetmin qëllim që t’i homogjenizojë votuesit e vet, dhe t’i shpie  në panik shumicën e votuesve të cilet do i votonin lirshëm partitë opozitare, se gjoja ato janë pro serbe dhe se të njëjtat kanë organizuarr këtë aksion me kolonelet serbë.

Gjithsesi le t’ja lëmë kohës, se si do zbardhet kjo çështje, edhe pse jam skeptik se do shpaloset e vërteta e arrestit.

Në Krajë, dhe fshatra të tjerë por edhe në Plavë e guci po ndodh një asimilim i shqiptarëve sidomos nga prezenca e kishës ortodokse serbe. Cili është opinion juaj për këtë?

Për mendimin tim nuk ka ndikuar Kisha fare, sa ka ndikuar politika dhe gjendja ekonomike të cilen e ka krijuar ky pushtet dhe vet shqiptarët me manifestin përmes partive nacionale shqiptare të cilat e kanë perkrahur atë politik.

Partitë nacionale të perfaqësuara me pesë deputetë para ca viteve kanë arritur në një të vetëm, ky fakt tregon më  shumë se duhet për mbështetjen edhe punën e tyre.

Ato nuk kanë bërë asgjë në lidhje çështjen e emigrimit, arsimimmit, kthimin e tokave shqiptare, kyçjen e tyre në organet shtetërore etj.edhe pse kanë pasur mundesi per një veprim të till, sepse pothajse gjatë gjithë kohës janë pjesë e pushtetit qendror. Vetëm në 15 vitet e fundit numri i shqiptarëve ka rënë prej 7% në 4,9% pra kumulativisht 27%.

Kjo është shifër mjaft e qartë se duhemi të ndryshojmë diçka dhe atë shumë shpejt, për ndryshe emigirmi do tëvazhdojë me numra më drastike.

Zoti Dritan, Jeni ndër intelektualët që flisni shumë mirë shqipen standarde dhe merrni vota kryesisht tek njerëzit e shkolluar. Por pse e mbani prpashtesën iq, nëse na lejohet?

Çështja e prapashtesave ka qenë pjesë e sistemeve të më hershme kryesisht asaj komuniste, ku mbiemrave i shtoheshin prapashesat viq – iq. Psh, mbiemri i familjes sime ishte Abazi dhe u shtua prapashtsa viq. Abazoviq.

Gjithesi këtë çështje nuk do e politizoja. Por theksoj, se në të ardhmen në një kohë adekuate do ndryshojë apo do hiqet dhe prapashtesa, edhe pse mendoj se në parim me apo pa, prapashtesë nuk e bën një shqiptar më të fortë apo të dobët, ose se prapashtesat mund të jenë barrierë ashtu siç thatë dhe ju, që mos t’i marrim votat e njerëzve të shkolluar. /dailynews.al/

Furra Tahiri