New York : U mbajtë orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar Akademikut Gelosh Gjokaj

05Nga Beqir SINA New York

Vdekja Gjelosh Gjokaj , është parë nga bota e artit shqiptarë, si një humbje e madhe “, siç ndërpret një fazë shumë interesante të krijimtarisë së tij, në moshën që Picasso, konsiderohet si ideal të kthehet në një fëmijë!” kan thënë artistët shqiptarë.

BRONX NY : Dhjetra pjesëtarët e komunitetit shqiptar të New York-ut, dhe zones se Tri-Shteshit, anëtar të familjes, së piktorit, Gjelosh Gjokaj, morën pjesë dje pasdite në orën përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar, me përmasa botërore, Akademikut Gelosh Gjokaj, i cili u nda nga kjo jetë më 25 shtator në Gjermani, ku i kaloi vitet e fundit të jetës.

Ora përkujtimore u mbajt në njërin prej mjediseve të lokalit Eastwood Manor Caterers, në Eastchester – Bronx , ditën e diele, më 13 nëntor 2015.
02Aktiviteti përkujtimor, u organizua nën kujdesin e Shoqatës “Malësia e Madhe”, me seli në New York, dhe në bashkëpunim me familjen Gjokaj, përkujdesjen e veçant të kryetarit të shoqatës, Ejllo Berishaj dhe Kol Cacaj.

Për rrugën jetësore dhe krijimtarinë artistike të këtij kolosi të artit, tha drejtuesja e kësaj veprimtarie , znj. Anita Nikaj, do të flasën njohës të jetës dhe veprës së tij nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj.

Ajo kërkojë më pasë, që me një minut heshtje të nderohet kujtimi i tij

03
Ndërkohë, që me këtë rast anëtar të familjes Gjokaj, nga Nju Jorku, dhe Detroiti, njohës të piktorit, profesorë, lider dhe veprimtarë të komuniteiti, udhëheqës të Shoqatës “Malësia e Madhe”, me seli në New York, me këtë veprimtari, i dhanë edhe një nderim të veçant dhe përkujtuan piktorin e madh shqiptar, Akademikun e ndjerë Gjelosh Gjokaj, që ka lënë pas vetes mbi 3000 vepra artistike.

Akademik Gjelosh Gjokaj, ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjokaj ka lindur në vitin 1933 në Tuz të Malit të Zi, dhe u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura Figurative në Beograd.

Nga 1964 në 1969, ai krijoi departamentin e grafikës të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Gjokaj ishte themeluesi i shkollës së artit vizual dhe grafika në Prishtinë, duke na lën pas më shumë se 3 mijë veprat e pikturës dhe grafikë.

Nga 1969 deri në 1983, ka punuar dhe jetuar në Romë, dhe që nga viti 1983 ai ka jetuar në Augsburg, Gjermani. Në vitet e fundit, ai u kthye në vendin e tij të lindjes.

Për vite të tëra, Gjelosh Gjokaj – ishte i njohur si Picasso shqiptar, për shkak se shumë nga veprat e tij, ishin të ngjashme me ato të piktorit të tjera botërore të njohur.

Vdekja Gjelosh Gjokaj , është parë nga bota e artit shqiptarë, si një humbje e madhe “, siç ndërpret një fazë shumë interesante të krijimtarisë së tij, në moshën që Picasso, konsiderohet si ideal të kthehet në një fëmijë!” kan thënë artistët shqiptarë.
04Shkrimtari bashkohor shqiptar nga Mali i Zi, Prof. Fran Camaj, i cili mori pjesë në këtë akademi përkujtimore, ishte dhe folësi kryesorë, duke e kujtuar Gjokajn, për krijimtarinë e tij të veçantë artistike dhe duke rrefyer rreth një lidhje të veçantë vendlindjen.

“Thënia se mërgimtarit, sa më shumë që hyn në moshë, aq më shumë i rritet nostalgjia për vendlindjen, e dëshmon edhe rasti i Gjelosh Gjokajt,” tha profesor Camaj, i cili përshkroi me fjalët e tij dhe ditët e fundit me mikun e tij Gjelosh Gjokaj në vendlindje.

Profesor Camaj – permendi atë se atij vendlindja i kishte munguar gjatë gjithë jetës, kështu që vitet e fundit të jetës kohën më të madhe e kaloi në vendlindje. “Vendlindjes i kam borxh shumë dhe më duhet të bëj diçka për të”, thoshte Gjeloshi, dhe vërtetë bëri shumë, por planet e tij ishin edhe më të mëdha, tha profesor Camaj.

Më pas profesor Camaj – ka cekur faktin se Gjelosh Gjokaj, ka dhënë idenë për ndërtimin e pothuajse të të gjitha përmendoreve, shtatoreve e busteve viteve të fundit në Malësi, ngaqë Gjeloshi, tha Camaj, kishte edhe shumë plane tjera, të cilat mbetën vetëm dëshirë e tij, për shkak të vdekjes, e cila e mori në moshën 83 vjeçare.

Duke folur për jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e tij monumentale, ai tha se Gjelosh Gjokaj, la pas mijëra vepra të jashtëzakonshme të artit modern, në pikturë e grafikë, do të konklundonte profesori i njohur nga Mali i Zi, Fran Camaj, teksa do të nënvizonte se me piktorët tjerë të mëdhenj si Lin Delija e Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj përbënte një triptik të artit e të kulturës shqiptare jashtë vendit, në Evropë e në botë.

“I përjetshëm qoftë kujtimi ndaj piktorit të madh, emri i të cilit do të jetojë sa do të jetojnë Deçiqi, ky olimp i Malësisë dhe e Bratila legjendare, sa të jetojë Cemi dhe Lama e Mileshit, vende të cilat gjithmonë e inspiruan dhe i mori me vete kudo që shkoi! Faleminderit familjes Gjokaj, që e lindi dhe e rriti kolosin e artit dhe të kulturës shqiptare, me të cilin krenohet i gjithë shqiptarizmi! I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore! Pushoftë në paqe dhe i qetë ashtu siç ishte në jetë, njeriu i madh që fliste pak, por punonte shumë.” tha në fund të fjalës së tij shkrimtari bashkohor shqiptar nga Mali i Zi, Prof. Fran Camaj.

Ish gazetari i Zërit të Amerikës, publicisti i njohur Gjekë Gjonlekaj , erdhi me kujtimet e tij, si e ka njohur ai vetë Gelosh Gjokajn, ndërsa vlerësoi lartë edhe punën e Gjokajt, i cili kishte kontribuar në ilustrimin me pikturat e tij në revistën Shenjzat.

Malësia e Madhe, tha Gjonlekaj, është një territor shqiptar, i cili për mendimin tim tha ai, është i veçantë, sepse kur mendojmë se pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, i kemi humb, mendojmë për të kalurën, të tashmen dhe të ardhmen tonë , mendojmë edhe për kulturën e artin shqiptarë.
06“ Para 25 viteve shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka shkruar veprën:” Konkurs bukurie për Burrat në Bjeshkët e Nemuna”, duke treguar se bukuria dhe arti kan qënë një diçka e domsdoshme në tokat tona. Për arsye se ka qënë natyra jonë, ajo që në mënyrë absolute tregojnë edhe fytyrën e këtyre burrave malësorë, por edhe të grave, të cilat duhet me e tregue në të gjitha kohët, edhe më të gëzueshme, por edhe më të hidhërueshme, sepse fytyra është pasqyra e jetës, dhe këtë kush e ka bërë më mirë sesa piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj, në veprat e tij për vendlindjen”, tha Gjonlekaj.

Më tej Gjonlekaj, theksojë se kjo është vënë re shumë gjatë gjithë kohës tek artistët, shkrimtarët, poetët e tjetër, shqiptarë e të huaj – të cilët vizituan këtë trevë, dhe i paraqitën dhe u mburrën në veprat e tyre, me malësorët e tiparet e tyre kreshnike, ashtu si edhe piktori ynë i madh Gjelosh Gjokaj, i cili mburrej për Malësinë e madhe , dhe veprat e tij, për këtë trevë ku ai lindi”

“Arti i tij, është prej tokave shqiptare dhe Gjelosh Gjokaj ka lindur në natyrën shqiptare, familjen shqiptare , kur themi në familjen shqiptare, them në të gjitha familjet shqiptare të atij vendi, dhe ky është i madh, është një nga njërëzit më të mëdhenjë të artit shqiptar sot”

Gjek Gjonlekaj më pas solli edhe kujtime nga takimi i parë me Gjelosh Gjokaj në Itali në vitin 1970, kur ai hapi një ekspozitë për Skëndërbeun, në Romë, dhe ai e kishte ndihmuar atë me disa gjëra të vogla – ngase arti tha ai, është shumë i vështrië, dhe atë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e artit, ata që kanë lindur si artistë ashtu si Gjelosh Gjokaj, që dinte të bënte artë., përfundojë ai.

Kurse, Gjëkë Marinaj i cili është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan, në fjalën e tij tha se : “Kemi humbur një burrë – kemi fituar një artist, kemi humbur një artist – kemi fituar një gjeni, kemi humbur një gjeni – dhe kemi fituar vet mrekullinë e Zotit, artin e bukur të piktorit Gjelosh Gjokaj “
Gjelosh Gjokaj, nga këndvështrimi i Esad Gjonbalaj, e kishte titulluar kumtesën e tij me titull: “Jeta, veprimtaria dhe krimtaria intelektuale e Gjelosh Gjokajt”

Për Gjonbalajn, piktori i madh Gjelosh Gjokaj, gjatë terë jetës së tij, i‘u përkushtua në mënyrë serioze artit, dhe prandaj ai arriti të zë një vend të lakmueshëm në majat më të larta jo vetëm të artit pamor kosovar, por edhe atij mbarëshqiptar. Ndërsa, kur flitet për këtë krijues, duhet ta kemi parasysh, tha ai se po bëhet fjalë për pishtarin e grafikës kosovare, dhe njërin ndër pedagogët e parë te pikturës sonë. Gjatë karrierës së tij thuajse gjysmëshekullore, Gjokaj, arriti të realizoi një numër të madh veprash, duke i sistemuar nëpër cikle e tërësi të veçanta tematike.
“Kështu simbolizimi sintetik, (grafikat e fazës së parë), metafizika (robotët, kokat, torzote, gjësendet e ndryshme, pastaj ciklet e pikturave “Ditari nga Roma” , “Zogjte” e deri te pikturat abstrakte dëshmojnë se kemi të bëjmë me një artist te vertete, i cili me shpirtin e vet artistik, artin e kuptoi si aventurë, dashuri, si zjarr e sfilitje në të njëjtën kohë. Veprat e realizuara sipas frymës metafizike janë ato që më së miri e legjitimojnë identitetin e lartë krijues të Gjelosh Gjokajt, që e provojnë se ai është një artist i ndjeshëm, mendimtar e poet.”

Më pas Gjonbalaj, vuri në pah atë se Gjelosh Gjokaj, herët i ra të përjetojë peshën e rëndë të migrimit, te shpërnguljes së malësoreve të tij, të cilët e morën botën në sy për motive ekonomike e më shumë për shkaqe te politikës shkombëtarizuese që me shekuj u shtrua ndaj tyre.
07“Këtë tragjikë, e cila shqiptarin po e përcjell që nga Moti i Madh, tha ai, Gjeloshin për mrekulli e fiksoi në pikturën e tij “Eksodi”. Kjo vepër arketipore dhe e atdhesimit të qeniës shqiptare, është më tepër monument historik, që në menyrë dramatike flet për eksodin e perdhunshëm të njeriut tonë, nëpër bulevardet e ftohta të metropoleve botërore, nëpër shktretëtira e Anadollit. Ndër tërësitë e realizuara nga ai bën pjesë dhe cikli i portreteve, kokat e gozhduara, që rrëfejnë për shumëçka, por më tepër për krahaturat njerëzore , për martiret e rënë nëpër beteja, për gjeneralët e ushtrive të vdekura”.

Me këtë rast, tha Easd Gjonbalaj, nuk mundem të la pa permendur se me rastin e vdekjes se Gjelosh Gjokaj, edhe atë të Akademik Rexhep Ferri, i cili tha se shuarja e Gjeloshit, paraqet humbje të madhe e të pakompensueshme për artin shqiptar, por edhe më gjerë. Ndërsa, piktorja Zake Prelvukaj, tha se ”Kombi shqiptar është i privilegjuar, që ka pasur një artist me kësoj përmasa duke e cilësuar Gjeloshin, si Pikaso te Ballkanit. Teksa, Profesori Agim Salihu, e vlerësoj Gjeloshin, si artist me kulturë perendimore evropiane, i cili ishte “inspirim për shumë gjenerata” dhe i cili kurrë nuk e kishte humbur bujarinë, të cilën e kishte trashëguar nga Malëcia.

Në fund zoti Esad Gjonbalaj, konkludoi se ; “Veprimtaria dhe bëmat e Akademik Gjelosh Gjokaj do jenë të përjetshme për popullin shqiptar. Jeta e Gjeloshit, u shua, por ai vazhdon të jetojë në veprat e veta dhe në kujtimet tona. Lavdi i qoftë!”

Halil Nikaj, një veprimtar i komunitetit, i cili tregojë, se kishte njohur qysh në Romë, Gjeloshin, tha se : “Megjithëse, është thënë shumë Gjelosh Gjokaj, aq shuëm sa që çka do që të thoja unë sot, tha ai, ma merr mendja se nuk do të thoja diçka të re, për ju të pranishmëve këtu, apo për opinionin e gjërë shqiptarë dhe europian”.

Duke sjell kujtimet rreth Gjelosh Gjokaj, Nikaj, tha se në “ Bisedat që bënim për artin dhe krijimatrin e tij, ai më thoshte se inspirimi më i madh për të ka qen Lumi Cen, me gurët e tij, si margaritarët, peqinat dhe lëmashku i Cemit. Kujtimet për jetën e vështirë dhe plot mundime të Malsorëve, ishte ky një tjetër inspirim që e përvëlonte nga brenda dhe shpërthente si një vullkan me veprat e tij si në pikturë edhe në grafikë”

Gjeloshi, punoi dhe veproi larg vendlindjes së tij, vijojë Nikaj, por tërë jetën dhe veprat ia kushtoi asaj dhe në fund u kthye aty, por kësaj here për të mos u larguar kurëë.

“Ne jemi me fat që patëm, si familjarë, shoqëria, ashtu dhe Malësia dhe mbarë shqiptaria” tha veprimtari Halil Nikaj.
Përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj, Mark Daku Gjokaj nga Detroiti, dhe e bija e tij Sofia Gjokaj, nga Bostoni – në emër të familjes Gjokaj, falënderuan në mënyrë të veçantë organizatorin e kësaj akademie, dhe folësit, rreth jetës dhe veprës së piktorit të madh shqiptar, me përmasa botërore, Akademikut Gelosh Gjokaj, i cili u nda nga kjo jetë më 25 shtator në Gjermani, ku i kaloi vitet e fundit të jetës.

“Gjelosh Gjokaj, thanë ata është para së gjithash një humbje e madhe për ne familjen, Gjokaj, por edhe për miqtë, për artistët, si njeriu që ka përfaqësuar kulturën shqiptare dhe dinjitetin e artit në mbarë botën, për të mençur dhe dashamirëse, kjo është humbje për miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin, si kolegë, si mik dhe si artistë të madh “( fjalimet e plota do te ndiqni ne vijim …….)

 

Furra Tahiri