Komisioni për Arsim i KKSH-së, propozime dhe sugjerime konkrete për avancimin ligjor të arsimit në gjuhën shqipe

Komisioni për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës shqipe i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi do të të angazhohet për ndërmarrjen e masave konkrete për ndryshimin e planprogrameve mësimore të lëndëve të identitetit kombëtar, përmirësimin e teksteve mësimore ekzistuese në gjuhën shqipe, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe realizimin e kërkesave dhe propozimeve tjera të KKSH-së, theksojnë nga KKSH. Komisioni për Arsim dhe Përdorim Zyrtar të Gjuhës shqipe i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në mbledhjen e tij më 11 shkurt 2017 në Ulqin, ka miratuar Raportin e punës për vitin 2016 dhe Programin e punës për vitin 2017. Pasi që gjatë këtij viti pritet të hartohen dhe të miratohen ligjet e reja që rregullojnë fushën e arsimit në të gjitha nivelet, Komisioni do të kontribuojë me sugjerime dhe propozime konkrete me qëllim të avancimit të pozitës së arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe rritjen e kompetencave ligjore të KKSH-së në fushën e arsimit, e infrastrukturës shkollore dhe realizimin e kërkesave dhe propozimeve tjera të KKSH-së. Po ashtu në kuadër të projektit të KKSH-së për pasurimin e bibliotekave shkollore me lektyra dhe literaturë tjetër të domosdoshme. Komisioni do të vazhdojë furnizimin me libra të shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Mal të Zi.Në mesin e nismave të planifikuara do të inicohet nga ky komision krijimi i fondit të bursave për

studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë programe deficitare, siç është gjuha malazeze apo programe të tjera ku vërehet mungesa e kuadrit mësimor shqiptar.Komisioni do të organizojë kremtimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe planifikon të organizojë një tryezë të rrumbullakët mbi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi , thuhet në kumtesën e KKSH-së. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri