Dritan Abazoviq, kandidat i vetëm për lider të partisë URA

Nënkryetari  dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare Ura, z.Dritan Abazoviq, është kandidati i vetëm për lider të kësaj Lëvizje politike.

Siç shkruan „Vijesti“, Abazoviq, është propozuar nga të gjithë këshillat komunale të këtij subjekti politik.

Kongresi i kësaj Lëvizje politike, do të mbahet më 9 prill 2017,me listën prej 450 delegatësh,  të cilët do të zgjedhin udhëheqësinë dhe Kryetarin e Kësaj partie politike.

Dritan Abazoviq, nëse zgjidhet Kryetar i kësaj partie, do jetë Kryetari i parë shqiptar, i cili do të drejtojë një parti  të spektrit qytetarë  në këtë shtet.

Albert Camaj

Furra Tahiri