Kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, njëkohësisht funksionarë i lartë i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Fadil Kajoshaj ka thënë se pritet për t‘u parë se a do të bëhet Tuzi komunë e pavarur në vitin 2018.
Ai për “Koha Javore” ka thënë se ky vendim i Qeverisë është i pritur pasi ekziston marrëveshja mes koalicionit “Shqiptarët të vendosur” (Forca-UDSH-ASH) dhe DPS-së që në seancën pranverore, parlamenti i Malit të Zi duhet vendosur në lidhje me komunën e plotë të Tuzit.
“Se a do të jetësohet diçka e tillë në kuptimin e plotë të fjalës, mbetet për t‘u parë, pasi në bazë të përvojës negative të deritanishme, ekzistojnë dyshime”, theksoi Kajoshaj. /MALESIA.ORG/