Vujoviq: PDS nuk heq dorë nga votat e dyfishta të Tuzit

Siç shkruan e përditshmja “DAN”, Statuti i ndryshuar i kryeqytetit, i cili është duke u shkruar që nga marsi i vitit të kaluar, është hequr nga rendi i ditës, në seancën e fundit të Kuvendit të Kryeqytetit, zyrtarisht për shkak të numrit të madh të amandameteve dhe sygjerimeve, por jozyrtarisht për shkak se qeverisja e qytetit nuk e din se si, juridikisht ta përkufizojë vetën, më së miri, në prag të zgjedhjeve.

Kjo, në rend të parë, ka të bëjë me statusin e Tuzit, i cili, nëse do të mbetet kështu siç është sot, DPS-së i sjellë mijëra vota të dyfishta.

Këshilltari i Demokratëve Vlladimir Vujoviq, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit për hartimin e statutit të ndryshuar, thotë se nuk qëndron vlerësimi se dokumenti është tërhequr për shkak të numrit të madh të sygjerimeve. “Motivet të cilat i paraqiti Momçillo Vujosheviq nuk qëndrojnë, sepse ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i pranuar dhe inkoporuar komentet dhe sygjerimet.Në ditën e mbledhjes së Kuvendit të Kryeqytetit, më 11 prill, është plotësuar një vit dhe një muaj nga themelimi i Komisionit për hartimin e ndryshimeve të Statutit, i cili edhe mbas kaq kohe nuk e ka përfunduar punën. Ne edhe tutje funksionojmë pa aktin themelor ligjor, që rregullon funksionimin e pushtetit lokal”, ka thënë Vujoviq.

Vujoviq tha se ende vazhdon të jetë në fuqi llakërdia politike e PDS-së.” Me siguri bëhet fjalë për arsye madhore politike, sepse në procedurë janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Kryeqytetin, të cilat do të duhej të definojnë statusin e komunës së Tuzit. Kjo është edhe një tjetër llakërdi politike, me të cilën, qytetarëve të Malësisë, po u përgatitet edhe një mashtrim”, tha Vujoviq.

Vlladimir Vujoviq, nuk pret se ndryshimet në statutin e Kryeqytetit të jenë para këshilltarëve të Kryeqytetit as në seancën e ardhshme, apo se dikush do të përgjegj për faktin e mosmiratimit.

Albert Camaj

Furra Tahiri