Parlamenti i Malit të Zi ka votuar pasditen e së enjtes ligjin me të cilin Tuzi do të fitojë statusin e Komunës.
Është kjo një e drejtë që shqiptarët e kërkuan prej 27 vitesh dhe që ishte mohuar, megjithatë implementimi i këtij ligji duhet të pritet deri më 1 shtator 2018.
Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, me aq vota pro, nga 81 aq sa ka Parlamenti.
Në votim nuk ka marrë pjesë opozita dhe koalicioni “Kljuc”.
Ish-deputeti Nik Gjeloshaj tha se ajo që nuk pritej ishte mosmarrja pjesë në votim e deputetit shqiptar, Dritan Abazoviq i cili është pjesë e koalicionit “Kljuc” dhe kryetarë i partisë URA.
Pro votuan deputetët e DPS-së Milo Djukanovic, Socialdemokratët, Partia boshnjake, Iniciativa Kroate dhe deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”. /MALESIA.ORG/