Edhe vetë historianët malazez e pranojnë faktin se pa ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës, në fund të shekullit 19-të, Mali i Zi sot do të ishte gjithënjë një vend me madhësinë e një principate, pra me një sipërfaqe dy herë më të vogël se sa sot. Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit në vitin 1878 kishte 4,405 km² kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e ekspanzionit territorial të Malit të Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare.
Është shumë interesant se edhe pas 139 viteve të Kongresit së Berlinit, vendimet e së cilit dyfyshuan territorin e Malit të Zi, duket sikur ambicijet territorriale të këtij shteti po dalin në sipërfaqe përsëri, tani në formën e të ashtuquajturit demarkacion të kufirit me shtetet e tij fqinjë. Këto ambicije vërehen posaçërisht me rastin e përcaktimit të kufirit me Kosovën, ku Mali i Zi kërkon që të dëpërtoj 8 kilometra brenda kufirit të Kosovës dhe të përvetësoj rreth 8000 hektarë të territorit të saj.
Mu për këte arsy çështja e përcaktimit të kufirit, e njohur si Marrëveshja e demarkacionit në mes Malit të Zi dhe Kosovës, ka hasur në reagim të ashpër të opinionit të gjërë shqiptar dhe ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës për shkak të kundërshtimit të partive opozitare dhe mungesës së votave të mjaftueshme. Bashkimi Europian është duke bërë presion ndaj Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës (!?).
Mendoj se BE do të duhej të sillet në mënyrë të paanëshme ( neutrale) me rastin e çështjeve të hapaura kufitare në mes dy vendeve, së paku do të duhej që mos t’i vendoste kushte njërës palë, në këtë rast Kosovës, por të rekomandoj rrugën dhe mundësinë e zgjidhjes së problemit qoft ajo edhe përmes procesit legal siç është arbitrazhi ndërkombëtar.
Mali i Zi nuk ka pretentime kufitare, vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj dy shteteve të tjera fqinjë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe mundohet që të me çdo kusht çështjet e kontestuara të kufirit ti zgjidh në favorin e vet, pra duke përfituar territor. Derisa me Bosnjën dhe Hercegovinën , ia ka arritur qëllimit, duket sikur me Kroacinë do ta kenë pak si vështirë duke pasur parasysh se Kroacia nuk lëshon pe edhe aq lehtë kur është çështja për territorin e saj.
Me Bosnjën dhe Hercegovinën,vendi kontestues është Sutorina, i cili ka dalje në det,përkatësisht në Bokën e Kotorrit dhe ka një sipërfaqe prej 84,000 metra katrorë . Që nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878 e deri pas Luftës së Dytë Botërore , konkretisht deri në vitin 1947, territori i Sutorinës ishte pjesë e BH e cila gjatë asaj periudhe ishte pjesë e Austro-Hungarisë dhe Jugosllavisë së parë, kurse u bë pjesë e RS të Malit të Zi me formimin e Jugosllavisë së dytë.Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteteve’90-ta, Suturina kalon nën kontrollin e Malit të Zi.Shumë intelektual dhe disa zyrtarë të Bosnjës janë të mendimit se Sutorina është grabitur ilegalisht nga Mali i Zi në vitin 1945. Edhe përkudër kësaj, me 26 Gusht të vitit 2015, dy qeveritë e vendeve përkatëse nënshkruan marrëveshjen e kufirit në Vienë , e cila i jep soverenitetin Malit të Zi mbi Sutorinën, dhe në këtë mënyrë Mali i Zi u zgjerua edhe për 84,000 metra katrorë.
Kurse me Kroacinë , vendi kontestues është një siujdhesë me emrin Prevlaka, i cili ishte territor i Kroacisë kur ky shtet ishte republikë e Jugosllavisë, mirpo gjatë luftës së fundit të viteve ’90-ta, ky vend u bë objekt shkëmbimi territoresh në mes Kroacisë dhe Federatës së Serbisë dhe Malit të Zi. Pas çlirimit të jugut të Kroacisë, në Prevlakë u vendosën misioni i Kombeve të Bashkuara i cili u largua në vitin 2002 kur u arrit Protokolli për pushtet të përkohshëm të kufirit i cili është në fuqi edhe sot. Pas ndarjes së Malit të Zi nga Serbia dhe shpallja e pavarësisë së tij, Kroacia insiston në kthimin e këtij territori dhe që nga viti 2006 egziston një Marrëveshje e përkohshme në fuqi. Në ndërkohë te dy palët përgatiten që çështja e vendit kufitar të Prevlakës të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Nëse vjen deri te realizimi i vijës kufitare me Kosovën, sipas Marrëveshjes aktuale të demarkacionit, atëherë Mali i Zi do të zgjerohet edhe për 82 km katrorë të tjerë, dhe këtë do t’a arrijë në dëm të Kosovës. Mali i Zi arsyetohet me vendosjen e vijës kufitare të vitit 1974, dhe harron se atëherë kufijtë u diktuan nga Beogradi i RFS të Jugosllavisë dhe që Kosova, si krahinë autonome e saj, nuk është pyetur fare për çështjen e kufijëve të saj.
Si në rastin e Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë ashtu edhe me Kosovën, Mali i Zi po tenton që procesin e demarkacionit të kufirit , t’a përdorë për arritjen e aspiratës së zgjerimit të mëtejshëm të territorit të vet në dëm të shteteve fqinj të tij.
Njëkohësisht, është për t’u brengosur sjellja dhe veprimi i tanishëm i Bashkimit Europian i cili duke favorizuar zgjerimin territorial të Malit të Zi, n’a përkujton në veprimet e Fuqive të Mëdha në fund të shekullit 19-të , kur ky shtet ( pra, Mali i Zi ), falë vendimeve të tyre përjetoj një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale si asnjë shtet tjetër i Ballkanit.
Xheladin Zeneli
7 Maj 2017