LDSH: Flamuri i “shtetit mik” gjithnjë pengon në Mal të Zi

Nuk kaloi as edhe një vit nga kritika publike që i patëm berë kreut të shtetit Shqiptar, për dekorimin e kryeministrit malazez, me Urdhërin e flamurit, dhe Mali i Zi përsëri “arrestoi” flamurin shqiptar. Aso kohe e arsyetuem kritikën tonë me faktin se shteti i Malit të Zi tri herë e kishte “arrestuar” flamurin shqiptar, vetem brenda një viti. Pasuen përkrahjet e metutjeshme ndaj Malit të Zi, por sjellja e vjetër e pushtetit malazez po vazhdon, sipas asaj se njohurës, “ujku qimen e ndërron por vesin jo”. E dikush hala po mendon se me niglezhencë mund t’i zgjidhim këto çështje. A thua se flamuri i “shtetit aq mik”, e qe është edhe i 5% të popullit të Malit të Zi, edhe sot, pas gjithë kësaj përkrahje që iu dha, me nenkryetarin e parlamentit, me aq sekretarë shteti, edhe me zevendes-kryepostier, duhet të jetë pengese në ngjarje të tilla sportive. Cila do të ishte thua sjellja e autoriteteve sikur aty të valvitej flamuri i Hungarisë apo SHBA-ve…? Apo, çka do të ndodhte, e si do të ndaheshin tifozat e Otrantit, apo Deçiqit, po të valvitnin të njejtin flamur në Nikshiq?! Me këso sjelljesh, Mali i Zi krijon atmosferë linçi dhe jotolerance. A thua aty ku na ndalohet flamuri mund të ndihemi të barabart, apo, çka është edhe më keq, a thua duhet të jemi pjesë e asaj qeveri që vazhdon të na diskriminojë!? Deri kur thua, duhet të mbetemi peng e niglezhencës!? Duhet perkujtuar këtu se e njëjta Federate që tani merr masa ndaj përdormit të flamurit shqiptar, nuk u dëgjua fare kur tifozat e Deçiqit u shanë nënën shqiptare futbollistëve të Prishtinës!

Natyrisht, si perfundim, gjithë përkrahja jonë për klubin Otrant dhe për bartesit e flamurit!
LDSH-#guxim