URA: Vendim skandaloz i federatës malazeze të futbollit

Vendimi i nisjes së procedurës disiplinore kundër klubit Otrant Olimpik nga Ulqini, për shkak të shpalosjes së flamurit shqiptar në shkallët e stadiumit, është dënuar nga Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA në Ulqin, i cili këtë vendim e ka quajtur si skandaloz.

Komisioni për gara pranë Federatës malazeze të futbollit ka paralajmëruar se do të nis procedurat disiplinore kundër ekipit të futbollit Otrant Olimpik nga Ulqini për shkak se në ndeshjen e luajtur në Ulqin kundër ekipit të Rozhajës, disa tifoz kanë shpalosur një flamur shqiptar në shkallët e stadiumit.

Kundër këtij akti diskriminues, deri me tani nuk ka asnjë reagim nga subjektet politike shqiptare.

Ndërkohë Shpëtim Osmani i identifikuar në fotografinë me flamurin shqiptar është ftuar në bisedë informative në lokalet e policisë në Ulqin.

Më poshtë lexoni kumtesën e plotë të Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare “URA” – Ulqin:

Vendimi i nisjes së procedurës disiplinore kundër klubit OTRANT OLIMPIK nga ana e Federatës së futbollit të Malit të Zi, për shkak të flamurit shqiptarë, është një skandal. Ky veprim më shumë i ngjan kohës së komunizmit dhe nuk është shembull i mirë për një shtet i cili pretendon t’i bashkëngjitet BE-së, thuhet në kumtesen për opinion të Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare “URA”.

Zotrinjtë e federatës le të dalin nga mentaliteti primitv dhe antieuropian dhë le të marrin pjesë në një ndeshje ku do në Europ dhe botë, ku do të shohin se në cdo ndeshje shfaqen flamuj të shteteve të ndryshëm nga kontinente të ndryshëm.

Në bazë të logjikës së federatës malazeze, po të organizohej nje turne ndërkombëtarë në Mal të Zi, askush prej tifozëve nuk do të guxonte të shpalos flamurin e asnjë shteti tjetër. Kjo në botën normale është e pakuptueshme, por jo edhe tek ne.

Ne jemi të sigurt se po të bëhej fjalë për flamurin e p.sh. Gjermanisë, askush nga federata nuk do të reagonte fare. Këtë e themi edhe për shkak të afaristit ulqinak Allaj, i cili u dënua për shkaqe të ngjashme dhe në bazë të metodave antieuropiane.

Thërrasim Federatën e futbollit që të merret me problemet thelbësore sic janë infrastruktura sportive dhe ndihma ndaj klubeve lokale, e jo me metoda dhe veprime të tilla jodemokratike që nuk i kontribojnë askujt, përfundon kumtesa e URA-së.

/MALESIA.ORG/