Veshja më e bukur e ditës së maturës? (foto)

Mbrëmë në Tuz u zhvillua nata e maturës për nxënësit e gjimnazit “25 Maji”, me ç’rast tradicionalisht çdo vit zhvillohet parakalimi i maturantëve në qendër të Tuzit.

Ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim, këtë vit dy maturante tërhiqen vëmendjen me veshjen e tyre tradicionale kombëtare.

Këto maturante kanë bërë diçka që se bëri askush deri sot”, është titulli i revistës Kosovarja.

Ndryshe nga veshjet luksoze, fustanet e gjatë, grimi dhe shumë detaje tjera, këto dy vajza kanë zgjedhur që të prezantohen me veshjet kombëtare, gjë që lanë të gjithë të pranishmit me gojë hapur, shkruan revista Kosovarja.

Vajzat janë nga Tuzi, Laura dhe Loreta Camaj, të cilat kanë vijuar mësimet në gjimnazin “25 maji” në Tuz-Mal të Zi, ndërkaq ato morën shumë komplimente nga mbarë të pranishmit me veshjen e tyre si Malsore. /Malesia.org/Kosovarja/