Këshilli Drejtues i Shoqatës “Malësia e Madhe” me seli në New York, në mbledhjen e sajë të mbajtur më 10. 05.2017, zgjodhi Kryesinë e re të Shoqatës për mandatin e ardhshëm dyvjeçar.
Shoqatën gjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare do ta drejtojë dhe përfaqësojë Kryesia e saj në këtë përbërje: Ejllo Berishaj, kryetar (i rizgjedhur), Agron Lulgjuraj, nënkryetar, Gjon Gjokaj, nënkryetar, Gjon Ivezaj, sekretar, Leonard Berishaj, arkëtar, Senad Lulanaj, arkëtar
Në këtë takim po ashtu u vlerësua puna dyvjeçare e Kryesisë së deritashme dhe njëkohësisht u diskutua për rrugëtimin e kësaj Shoqate ne te ardhmen.
Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri theksuan se do ta vazhdojnë misionin e Shoqatës për të cilin është përcaktuar. Fjala është për ndihmën vendlindjes dhe afirmimin e vlerave pozitive të saj në aspekte të ndryshme.
Shoqata “Malesia e Madhe” New York