Festivali Mbarkombëtar “RAPSHA 2017”, nata e dytë

 

Edhe nata e dytë e Festivalit Mbarkombëtar “RAPSHA 2017”, ashtu edhe si natën e parë, filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse nëpër qendër të Tuzit, duke krijuar keshtu një atmosferë festive dhe vëllazërore.

Edhe këtë natë pati grupe pjesmarrëse nga të gjitha trevat shqiptare, ku me mijëra qytetarë, ndjeken programin e tyre të larmishëm artistik.

Në natën e dytë të Festivalit morën pjesë: Shoqëria Kulturore Artsitike “Dedë Gjo Luli” –Traboin, Hot, Grupet Arbëreshe “ Shkëmbi dhe Shkëndija” Kalabri – Itali, Grupi poifonik”Lunxheria” – Lunxheri, Shoqëria Kulturore Artsitike “Katarina Josipi” – Zym , Prizren, Shoqëria Kulturore Artsitike “Skampa” – Elbasan, Ansambli “Gurra e Kurbinit” – Laç, Shoqëria Kulturore Artsitike “Sali dhe Feriz Krasniqi ” – Malishevë dhe Shoqëria Kulturore Artsitike “Zëri I Luginës” – Bujanovc.

Ishte padyshim një natë e organizuar mirë, dhe me program të pasur artistik, që me andje po ndiqet nga shumë pjesmarrës.

Ky frymim shqip i kesaj trevë po percjell mesazhin e unitetit ndërshqiptar duke ruajtur kështu , kombin, gjuhën, flamuri, doket dhe zakonet, të cilat i kemi të trashëguara shekuj me radhë.

 Padyshim se freski e këtij festivali ishin grupet Arbëreshe “ Shkëmbi dhe Shkëndija” nga Kalabria e Italisë, të cilët u përcollen nga publiku me ovacione dhe durtrokitje të shumta.

Me këtë rast Grupi nga Kalaberia i dhuroj SH.K.A “Rapshes”, një shall me mbishkrimin e grupit të tyre ndërsa, Prëlë Juncaj ne emer të SH.K.A “Rapsha”, u dhuroi grupeve nga Kalabria, nga një fletë mirnjohje për pjesmarrjen dhe përformansin e tyre të shkelqyer.

Albert Camaj

 

Furra Tahiri