Bombastike: Skënderbeu në grup me Partizanin e Beogradit

Skuadra e Skënderbeut nga Korça ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të takohet në grupe të Europa Ligë.

Skuadra shqiptare do të takohet me Paritzanin e Beogradit, Young Bojsin  dhe Dinamo Kijevin në grupin B.

Shorti deshi që ekipi korçar në fazën e ardhshme të Ligës së Europës të ketë përballje me një të njohur të vjetër të ekipeve shqiptare, Partizanin e Beogradit. Ekipet shqiptare ka një epizod interesant kundër këtij ekipi nga Beogradi pasi  në vitin 1987 Flamurtari i Vlorës arrinte ta eliminonte këtë ekip nga garat e mëtutjeshme dhe atë me një super gol të Sokol Kushtës në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo ndeshje kujtohet me nostalgji edhe ditët e sodit.

 

Furra Tahiri