Shënohet 1 vjetori i vdekjes së Akademik Gjelosh Gjokaj

Me organizim të familjes dhe me prezencë të shumë dashamirëve të piktorit Gjelosh Gjokaj dhe të veprës së tij, ndër të cilët Ambasadoret e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, Ernal Filo dhe Skender Durmishi, Akademikë Luan Molliqaj, Anton Berishaj, pastaj Kryetari i Kuvendit të Podgoricës Gjorgje Suhi dhe Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Abedin Axhoviq, u shënua një vjetori i kalimit në amshim i piktorit me famë botërore Gjelosh Dakut Gjokaj.

Orën përkujtimore e moderoi Profesor Palë Dreshaj, kurse të pranishmëve u drejtuan akademik Luan Molliqaj, Mr. Anton Gojçaj dhe Tom Daku Gjokaj, në emer të familjes.

Fillimisht u shfaq një pjesë nga filmi dokumentar kushtuar Gjelosh Gjokaj e shoqëruar edhe me një ekspozitë të pikturave më të njohura të tij.

Sipas njoftimit të Tom Dakut Gjokaj, familja ka themeluar Fondacionin “Gjelosh Gjokaj”, për të përkrahur nxënës e student nga lëmia e arteve.

Akademik Molliqaj në fjalen e vet potencoi nevojen që në të ardhmen nën organizimin e pushtetit vëndor të organizohet manifestimi “Ditët e Gjelosh Gjokaj”.

Ndërkaq Mr. Anton Gojçaj, foli mbi poezitë dedikur piktorit të madh malësor.

Ora përkujtimore u mbajt në sallën e kulturës Malësia, koridoret e të cilës ishin të zbukuruara me pikturat e autorit, ndërkohë që mëparë kishin vizituar shtëpinë e tij në Milesh dhe kishin vëndos kuror lulesh mbi varrin e tij.

Albert Camaj

Furra Tahiri