Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë, pritje për festën e Flamurit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë organizoi pritjen me rastin e Ditës së Flamurit dhe 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në këtë eveniment morri pjesë Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, Ministri për Evropën, Aleksandar Andrija Pejovic, Ministrja pa Portofol, Marija Vucinovic, trupi diplomatik, institucione të ndryshme.

Pjesëmarrës të shumtë ishin edhe nga trojet shqiptare në Mal të Zi, Ulqin, Plavë/Guci, Rozhajë etj., të cilët përmes mesazheve filmike uruan Shqipërinë për Festën.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë

Furra Tahiri