Gjeloshaj fton UDSH-në dhe LDSH-në për respektim të marrëveshjes dhe formimin e pushtetit në Tuz – Malësi

Bartësi i listës i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj në faqen e tij të facebook-ut ka ftuar UDSH-në dhe LDSH-në në respektimin e Marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve, si dhe ka paralajmëruar pjesëmarrjen e ASH-së në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Gjeloshaj ka ftuar UDSH-në dhe LDSH-në që të vazhdojnë së punuari si një trup unik për formimin e pushtetit në Malësi. Megjithatë, në zgjedhjet e 26 nëntorit, nga 32 mandate sa ka Kuvendi i Tuzit, DPS-ja ka fituar 15 mandate, ndërsa tre subjektet shqiptare së bashku kanë vetëm 12 mandate. DPS-së i duhen vetëm 2 mandate, që do ti mundësojnë formimin e shumicës.

Në anën tjetër, nga Partia boshnjake, e cila ka fituar 3 mandate, kanë paralajmëruar se do të fillojnë bisedimet për formimin e pushtetit me DPS-në. Edhe bartësi i listës i DPS-së, Halil Dukoviq, duke mos dhënë detaje, ka veçuar partnerët e koalicionit tradicional, UDSH-në dhe Partinë boshnjake. /MALESIA.ORG/

Lexo deklaratën e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas zgjedhjeve të 26 Nëntorit, për ne është primare jetsimi i Marrëveshjes së Tiranës. Shpresojmë që UDSH dhe LDSH të respektojnë atë dhe të vazhdojmë së punuari si një trup unik për formimin e pushtetit në Tuz.

Përveç kësaj çështje, dua të njoftoj opinionin e gjerë, që ASH është duke bërë përgatitje intensive për zgjedhjet e 4 shkurtit, që do të mbahën në Komunën e Ulqinit. Mbas hapjes së zyrës atje, kemi formuar Grupin Koordinues, që në bashkëpunim me strukturat qendrore të ASH, është duke punuar për prezentimin tonë dinjitoz në këto zgjedhje!

Mbasi që dyfishuam rezultatin, mbas një viti në Tuz, jemi shumë optimist, që me punë do të dalim shumë mirë edhe në komunën e Ulqinit, pasi atje kemi një grup të respektueshëm, që pa dyshim do të na prezentojnë me dinjitet!

ASH është e hapur për bashkëpunim parazgjedhor me subjektet nacionale, dhe jemi të sigurt që do të kemi përfaqësuesit tonë në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Ulqinit!

Ne jemi i vetmi subjekt nacional që kemi një këshilltarë në Komunën e Plavës. Jemi të pëfaqësuar me dy këshilltarë në Guci dhe shtatë në Tuz.
Pra, në total me dhjetë këshilltarë , ASH për momentin është subjekti më i madh nacional për nga numri i këshilltarëve në nivel shteti në Mal të Zi.

Furra Tahiri