Më shumë sulme kundër medieve dhe gazetarëve në vitin 2017

Mali i Zi duhet të jetë më i vendosur dhe përfundimisht të gjejë mekanizmin për zgjidhjen e rasteve të sulmeve kundër gazetarëve dhe të pengojë sulmet e mëtejme, ka theksuar kryetarja e sindikatës së medieve e Malit të Zi Mariana Camoviq.

Ajo konsideron se edhe mediet në Mal të Zi duhet të jenë më solidarë me kolegët, viktima të sulmeve edhe pse nuk janë pjesë e redaksive të tyre.

Camoviq në intervistë për RTCG, ka theksuar se, krahasuar me vitin 2016, kur nuk ka pasur sulme drastike kundër medieve dhe gazetarëve, viti 2017 ka qenë dukshëm më i keq. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri