Nga Asdren Çelaj
Për një moment u harruan shqiptarët nën Mal të Zi; liderët shqiptarë (përveç atyre të Lidhjes Demokratike Shqiptare) vrapuan kush e kush po arrin i pari te TEPSIA e pushtetit!
Harruan se me çfarë votash janë aty ku janë dhe u afruan te Milloja, për të përfituar diçka, për të ruajtur ndonjë privilegj a pozitë për veten apo për familjen!
Ndërsa mijëra shqiptarë mbeten në mëshirë të fatit, mbeten të pa shpresë dhe totalisht të zhgënjyer nga këta ‘liderë’ të cilët deri dje nuk kursyen asnjë fjalë kundër atij të cilin sot po e përkrahin pa kushte!
Gjukanoviq me ç’do kusht dëshiron Presidencën me qëllim që t’i shmanget pasojave të ndjekjeve penale për krime të korrupcionit. Imuniteti i pozitës së Presidentit ia mundëson këtë!
Ky ende vazhdon të luaj me kartën nacionaliste, kinse ky i paska shpëtuar shqiptarët nga lufta?!!
Por, mos të harroj se shqiptarët janë faktor stabiliteti dhe qetësie në këtë shtet, janë shqiptarët ata të cilët e shkëputen Malin e Zi nga Serbia, janë shqiptarët ata të cilët e mbajtën atë në pushtet për shumë kohë!
Andaj Milo Gjukanoviq është ai që duhet t’u bie në gjunjë shqiptarëve, e jo e kundërta.
Por, ‘liderët shqiptarë’ që po e përkrahin, le të dalin sot publikisht, të japin dorëheqje nga subjektet e tyre nacionale dhe të paisen me librezat e DPS-së sepse populli e pa se çka është puna e tyre.!
Si mund të përkrahet ai që la Ulqinin pa kripore, ai që asimiloi Tivarin e Rozhajen, ai që bën lojëra çdo ditë me Malësinë, ai që coptoj Plavën e Gucinë?!
Si mund të përkrahet njeriu që personifikon një sistem të korruptuar deri në palcë, falë të cilit përditë po përballemi me padrejtësi, me mashtrime, me torturime,
me asimilim, me shpërngulje,
me mungesë të ardhmërisë,
pa përfaqësim në organe të shtetit,
pa gjuhë, pa flamur, pa shkollim e pa shumë të drejta të tjera!
“Liderët shqiptarë’’ për herë të parë pas shumë kohëve u bënë bashkë, i bashkoi një ideal, i bashkoi korrupsioni, i bashkoj nepotizmi me krye-kriminelin që nesër dëshiron të jetë në krye të shtetit!
Në mes dy të këqijave; pafytyrësisë dhe dyfytyrësisë, këta ‘liderë’ zgjodhën këtë të dytën!
Pra, t’i hapim sytë e mendjet tona, të jemi unikë, t’a duam vetveten ndërsa tjetrin t’a duam e ta respektojmë siç na respekton ai ne!
Prandaj them që shqiptarët të mos e legjitimojnë zgjedhjen e cilitdo, sepse në listën e tyre për mashtrime, shqiptarët i kanë të parët, siç po na mashtrojnë tash e 3 dekada.
Malazezi e ka vëlla serbin, e jo shqiptarin!