Nga Gjekë Gjonaj
Shënimi i njëvjetorit të vdekjes së piktoritakademik nga Ulqini Rudi Gogës, organizuar nëqytetin e tij të lindjes të premten e kaluar ngaShoqata e Intelektualëve “ Art Club”, ishte iqëlluar dhe për çdo lëvdatë. Me këtë aktivitet, edhe pse pa pjesëmarrjen e asnjë zyrtari vendor e pelitikani, shoqata tregoi se nuk harroi pa e përkujtuar anëtarin dhe njërin ndër themeluesite saj të shquar i cili kanë lënë gjurmë tëpashlyera me krijimet e tij arrtistike në fushënartit pamor.
Edhe kritikët e tij më të ashpër besoj se pajtohen se ai ishte dhe mbeti një artist iveçantë, i njohur në qarqet kombëtare, i cili mëtepër është nderuar e respektuar kudo tjetër mëshumë se sa në Ulqin. Megjithatë, institucionetpërkatëse vendore kam bindjen e plotë se nëvazhdimësi janë ndierë të “ mërzitura” nga krijimtaria e tij produktive artistike e Rudi Gogës, dhe se nuk deshtën apo nuk ditën tëvlerësojnë këtë pasuri artistike që la trashëgim. Po përmendi një fakt të dhimbshëm kur piktoriGoga kishte planifikuar ekspozitën e tij nëGjemani dhe nga arka e Komunës së Ulqinitpër këtë veprimtari, në të cilën prezentohejedhe Ulqini, siç më tregoi ai, i kishin dhënëvetëm 100 euro. Ky mosvlerësim pa meritë ipiktorit Goga në veçanti dhe i figurave të tjera tëdalluara të kulturës dhe artit në shoqërinëshqiptare është një problem i madh që duhettë na shqetësojë të gjithëve. Këtë shqetësim e vuri në dukje edhe panelisti i kësaj mbrëmjepiktori Qazim Muja duke pyetur: “ Sa e vërejtëm ne piktorin e mirënjohur Rudi Goga sa ishte i gjallë , sa e vërejmë dhe sa interesohemi për veprën e tij tani kur nuk jeton më, dhe a është vallë ky një shqetësim për të gjithë piktorët? Ka vallë ndonjë institucion apo ndonjë subjekt tek shqiptarët në Malin e Zi që të vërë dorë mbi këto vepra, sadopak që kanë mbetur, pa u zhdukur fare, së paku një koleksion për gjeneratat e ardhshme si dëshmi se këtu jetoi dhe krijoi vepra me vlerë një artist që i kaloi kufijtë e artit kombëtar, duke lënë pas vepra të veçanta dhe me shumë vlerë artistike, si pjesë e kulturës sonë dhe si pjesë përbërëse e atij trungut artistik gjithëkombëtar”.
Përgjigjja ime është: Shumë pak, për të mos thënë aspak! Të bësh art ( kulturë) në Ulqin dhe në trevat tjera të banuara me shqiptarë në Mal të Zi është problem shumë i madh, pasi pasohet nga vlerësimet subjektive, që janë larg mendimit kritik e të saktë, dhe se artin ( kulturën) në përgjithësi institucionet e mbajnë të izoluar, duke mos kontribuar sa duhet në ruajtjen e veçorive të mirëfillta të vlerave artistike e kulturore të cilat krijuesit shqiptarë i kultivojnë.
Mendoj se është e rëndësishme që të mos zvogëlohet rëndësia e krijimtarisë artsitike eRudi Gogës, dhe e krijuesve tjerë të mirëfilltë shqiptarë , por të përshëndeten të lavdërohen të gjitha arritjet e tyre të shumta. Vlerësimi institucional i krijimtarisë së tyre kulturore e, artistike e shkencore luan një rol të rëndësishëm për kulturën e këtij qyteti , ngaqë pranimi i krijuesve në përgjithësi tregon për kulturën që e posedon një qytet, një vend.
Ulqini në fushën e artit vërtetë ka një vlerë që quhet Rudi Goga së bashku me krijuesit e tjerë. Andaj më shumë respekt, më shumë vlerësim për këto figura të ndritura të këtij qyteti të lashtë. Zyrtarë e pushtetarë vendorë e qëndrorëshqiptar mos vazhdoni të mos çani kokën për doajenët e kulturës dhe të artit, apo edhe përpjesën tjetër të intelektualëve, që kanë bërëemër jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve tështetit ku jetojnë ose kanë jetuar, duke e bërë tënjohur Ulqinin, Anën e Malit, Krajën, Malësinë– Tuzin, Rozhajën, Plavën e Gucinë jashtë Malittë Zi.
Duhet ta kuptojmë se vlerësimi i njerëzve tëkulturës, artit e shkencës dhe çështja e emancipimit tonë kulturor e artistik ështëçështje e përcaktimit dhe zhvillimit të identitetittonë kulturor pa të cilin nuk mund të pozicionohemi në integrimet evropiane. Mos tëharrojmë se një komb shquhet edhe përidentitetin kulturor.Dhe, po u shua ky identitet, kombi vdes.