Perleshje në Shas, banorët pengojne fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në kala (video)

Banorët e zonës së Anës së Malit por edhe më gjërë kanë penguar paradrekën e së dielës fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në Kalanë e Shasit, shkruan Ulqini Online.

E gjitha kjo ndodhi pasi mitropoliti i Kishes Ortodokse serbe me numër të madh ndjekësish të tij, mbi 150 veta, me automjete tentuan te depertojne në mes te nje gardhi fizik të banorëve.

Në pamundësi te ecjes automjetet u ndalën dhe për nje kohë të gjatë pati diskutime në mes Amfilohijes dhe banorëve.

”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë”, kështu iu drejtuan Amfilohijes banorët që kishin bllokuar rrugën.

Pas një përleshje të banorëve me policinë, policia  zhbllokoi rrugën për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas per ne lokalitetin arkeologjik.

Mitropoliti më pas mbajti liturgjinë e tij pranë Kishës së Shën Gjonit, por nuk u lëjua nga policia që të hyjnë në kishë.

Sipas informacioneve, policia e mori këtë veprim pasi aktiviteti i kishës serbe nuk është lajmëruar me kohë por edhe nga apeli i Ministrisë së kulturës – Drejtoria për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar pasi ka pasur indikacione që mund të vi deri te prishja e rendit dhe qetësise publike.

Furra Tahiri