Presidentja kroate falënderon shqiptarët për ndihmë në luftën kundër Serbisë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ka falënderuar shqiptarët në Kroaci për kontributin e tyre për atdheun e saj, në kohën kur Kroacia ishte në luftë me Serbinë.

Nga kjo deklaratë e saj, mediat në serbi mbeten të tronditura, duke i cilësuar këto deklarata “shokuese”.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic, e cila ka qëndruar sot në Shqipëri, ka falënderuar komunitetin shqiptar në Kroaci për kontributin e tyre ndaj luftës së atdheut të saj me Serbinë.

Mediat në Serbi këtë deklaratë të saj e quajnë shokuese.

Në titullin e medias së Beogradit “B92”, shkruan “Kolinda shokon sërish: Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër në armë”.

“Ishim fjalë për fjalë vëllezër në armë, para se të bashkoheshim në NATO në vitin 2009. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe më besoni, Kroacia nuk do ta harrojë atë”, tha Grabar Kitarovic.

Ajo ka thënë se Shqipëria ishte mike e Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë.

“Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë”, tha Kitarovic në një konferencë të përbashkët me presidentin Ilir Meta.

Furra Tahiri