Në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit i cili zhvillohet nga datat 23-30 do të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare, Malin e Zi e përfaqëson teatri “Teuta” nga Ulqini. Ato në skenën e re “arTurbina” më datë 27 shtator në ora 21:00 do të përformojnë dramën “Nana” e cila veç është e njohur për publikun, si vendas ashtu edhe të huaj pasiqë kanë marr pjesë në disa vende si në Ulqin, Tuz, Tiranë, Shkodër, Dibër dhe ne New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.