Shkurtohet mandati i këshilltarëve të Komunës së Tuzit

Sot në seancën e Komunës së Tuzit u bë shkurtimi i mandatit të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Shkurtimi i mandatit të këshilltarëve u votua me me votat e këshilltarëve të partive të shumicës parlamentare si dhe të partive  opozitare.

Me shkurtimin e mandatit, Malësia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale, por për dallim nga heret tjera tani do garojnë si keshilltarë të Komunës së plotë të Tuzit.

Kuvendi i ri i Komunës së Tuzit, do numrojë 32 këshilltarë.

Malesia.Org

Furra Tahiri