SHKA “Koha” nga Dinosha, mbajti koncert me rastin e 28 Nëntorit

Mbrëmja e 28 nëntorit në Malësi u shënua nga SHKA “Koha” – Dinoshë, ku ata së bashku me mysafirët e vet shfaqën program të pasur kulturo-artistik.

Salla e QKI “Malësia” në Tuz ishte e vogël që t’i pranoj të gjithë ata që kishin dëshirë ta përcjellin këtë aktivitet.
Koncerti filloi si zakonisht me hymnin kombëtar, duke vazhduar me interpretimin e shkelqyeshem te poezise “Ne nje flamur të pandarë” nga Sara Beqaj si dhe lahutarin Gjokë Kalaj. Programin e zbukuran anërët më të rinjë të SHKA “Koha” me disa pika ku veçojmë kengen “Shqiperi o nëna ime” të kënduar nga vogëlushet e talentuara Zana dhe Ema Beqaj.
Gjithashtu në koncert u bë edhe prezentimi i disa valleve të reja që per her janë vendosur në skenë nga koreografi Aldo Nika e me përzgjedhje muzikore të muzikantit Samir Beqaj.
Në këtë koncert morën pjesë disa shoqeri nga Malesia. SHKA “Besa” nga  Trieshi me 2 këngë të interpretuara nga këngetari i talentuar Arton Nikprelaj dhe orkestra e Beses.
SHKA “Liria” Milesh u paraqit me vallen “Kushtrimi i Lirisë” dhe kengen “A vritet pafajesia” te kenduar nga 4 anëtaret me reja te Shka Liria.
SHKA “Dedë Gjon Luli” nga Hoti u paraqit me nje kenge grupi si dhe me kengen Zakon burri e ka pas. Moderator i mbremjes ishte Fikret Dinosha.
Gjithashtu në këtë mbrëmje u prezentua edhe logoja e re e  SHKA KOHA të cilën e ka punuar Nusret Gjokaj.
Ky aktivitet u mbeshtet nga:
QKI “Malësia” Tuz, Komuna e Tuzit permes fondit per OJQ, Keshilli Kombetar Shqiptar, Unioni demokratik i shqiptarëve dhe Alternativa shqiptare.

Samir Beqaj

Furra Tahiri