UDSH, dënon heqjen e flamurit shqiptar nga shtëpia e Emin Beqoviq

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, dënon heqjen e flamurit shqiptar në shtëpinë familjare të Emin Beqoviq nga fshati Milesh. 

“Incidente të tilla dhe të ngjashme si këto të kthejnë në të kaluarën dhe janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe evropiane që kërkon shoqëria jonë”, thuhet në kumtesë të UDSH-së.

Sipas UDSH-së, përsoni zyrtar kërkoi që të heqet flamuri shqiptar, pasiqë dikush, gjoja,i njoftoi ata se flamuri është i vendosur në atë shtëpi, mirëpo sipas vlerësimit të tyre, një qasje e tillë, është në kundërshtim me zgjidhjet ekzistuese dhe ligjore që rregullojnë këto çështje.

“Lusim institucionet shtetërore që të merren me çështjet e të drejtave të pakicave, gjegjësisht theksimin e simboleve kombëtare, si pjesë e kulturës, në këtë rast shqiptarëve dhe kështu në mënyrë definitive ta rregullojnë këtë çështje”, kumtuan nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve nga Tuzi. 

Malesia.Org

Furra Tahiri