Me çka identifikohet Malësia në stemën/flamurin e propozuar!?

Komuna e Tuzit/Malësisë, në tetor ka shpallur konkurs për hartimin e aktvendimit ideor të stemës dhe flamurit të Komunës së Tuzit. Ndërkaq sot kanë shpallur fituesin e konkursit e cila mund të jetë stema e ardhshme e komunës.

Nga komuna kanë njoftuar se fitues është propozimi nga autori Srdjan Marlovic i cili poashtu ka fituar një çmim prej 600 euro.

“Në vazhdim të procedurës, do të vendoset nëse do të zgjidhet vendimi fituese për stemën e Komunës së Tuzit”, shkruan në njoftimin e Komunës.

Në shpalljen e konkursit nga komuna kishin deklaruar se stema dhe flamuri duhen t’u përshtaten karakteristikave historike, kulturore, natyrore, etj, të komunës. Po çfarë karakteristike identifikuese ka propozimi fitues me Malësinë!? Në stemë janë dy shpend pelikan dhe një dorë me disa detaje tjera pa asnjë karakteristikë që identifikon historinë, kulturën apo natyrën në vendin tonë. /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri