Ekspozitë e fotografive në shënjë të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe promovimi i librit “Etnia dhe Hapësira”

Më 12.12.2018, në hollin e QKI “Malësia”, në Tuz, OJQ “Labeatët” organizoi Ekspozitë të fotografive në shenjë të përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, të autorit Don Gabriel Grabanica si dhe Promovimin e librit ″Etnia dhe Hapësira”, të autorit Dr. Nail Draga.

Moderatore e mbrëmjes ishte Amina Nikaj, ndërsa të pranishmit i përshëndeti kryetari i OJQ “Labeatet”, z. Luigj Camaj.

Të pranishmëve me fjalê përshëndetëse vu drejtua edhe udheheqesi i ansamblit “Trendafilat e shën Terezes” dhe klubit sportiv ‘Bijtë e Shestanit”, zavendes redaktori i revistes “Don Gjon Buzuku”, njëkohësisht edhe autori i Ekspozitës për Skënderbeun, famulltari i Braticës dhe Kullomzes, Don Gabriel Grabanica.

Pastaj u bë promovimi i librit “Etnia dhe hapesira”, i autorit dr. Nail Draga.

Së pari fjalën e mori Luigj Camaj, i cili foli për jetën dhe veprimtarinë e autorit.

Kurse, Teuta Lulgjuraj, lexoi letren protestuese dorëzuar ambasadorit francez në Stamboll.

Se si kuptohet libri nga kendi i një lexuesi, foli Doktorant Nikollë Camaj, i cili dha një analizë të shkurter mbi vepren e z. Draga.

Kurse planet shtetërore për ndryshimin e strukturës kombëtare të popullsisë, pjesë nga vepra e z. Draga, i lexoi Antoneta Bujaj.

Analizën dhe vleresimin e vepres, me titull “Një manual për etnogjeografinë shqiptare ne Mal të Zi”, e jep z. Ardian Haxhaj nga Pristhtija, kurse shkresën e tij e lexoi Teuta Lulgjuraj.

Në fund të pranishmit i përshendeti dhe i falenderoi për pjesmarrje, autori i vepres, Dr. Nail Draga.

Albert Camaj

 

Furra Tahiri