Nesër mbrëma në stadiumin e “ Buduqnostit” nëPodgoricë do të luhet ndeshja ndërmjet Malit tëZi dhe Kosovës, e vlefshme për grupin “A” eliminator të “Euro 2020” . Paralajmërimi imëhershëm se për futbollistët e përfaqësueses sëKosovës do të përballen pikërisht me Malin e Zi për shqiptarët e këtushëm ishte një lajmdyfish i gëzuar dhe i këndshëm. Së pari përfaktin që Kosova për herë të parë i jepet rasti qëtë marrë pjesë në një kompeticion kaqprestigjioz të futbollit. Dhe, së dyti përmundësinë e shumëpritur që u jepetshqiptarëve të Malit të Zi që në Podgoricë tëshikojnë këtë ndeshje. Megjithatë, si çdodëshirë tjetër, as kjo nuk do të jetë plotësisht e realizueshme, por vetëm pjesërisht. Edhe psepritej që stadiumi të jetë i stërmbushur me malazezë, shqiptarë, por edhe me serbë, boshnjakë e qytetarë të tjerë që jetojnë në Mal të Zi , kjo ndeshje do të luhet pa praninë e shikueseve, pasi UEFA i dënoi malazezët përshkak të thirrjeve raciste në ndeshjen e fundit nëPodgoricë ndaj Anglisë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe i Malit të Zi LubishaTumbakoviq kanë publikuar listën me 25 futbollistët e ftuar për këtë ndeshje.Dukee shikuar listën e Kombëtares së Kosovësdhe të Malit të Zi vërejmë se shqiptarëtqë do të zbresin në fushë do të lujanë me fanella të ndryshme. Kështu futbollisti injohur me origjinë nga Gjilani, FatosBeqiraj , në përballjen e drejtpërdrejtëkundër skuadrës së origjinës, nuk do tëveshë fanellën e “ dardanëve” por të Malit të Zi, për të cilën ka luajtur para pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Ndryshe nga Beqiraj portieri shqiptarnga Mali i Zi, Arijanet Muriqi, që luanpër Manchester City, i cili më parë kapërfaqësuar Malin e Zi me të cilën kaluajtur dy ndeshje për grupmoshat U-21, tani ka përzgjedhur Kosovën . Të dyfutbollistët shqiptarë me fanella tëndryshme janë kritikuar nga vendi iorigjinës. Beqiraj pse nuk luan me Kosvën, por ka përzgjedhur Malin e Zi, kurse Muriqi pse nuk luan për përfaqësuesen e Malit të Zi.
Zgjedhja e tyre është diçka personale dhe duhetrespektuar. Ata janë lojtarë profesionistë .Probleme me lojtarët që luajnë për kombëtaret e huaja dhe jo për vendin e origjinës i kanë të përditshme edhe shtetet tjera evropiane dhe botërore. Pra,ky fenomen nuk u ndodh vetëm shqiptarëve, por edhe kombeve të tjera. Ka kohëqë kombëtaret e futbollit, ashtu si dhe shumëinsitucione të tjera, janë prekur nga sëmundja e globalizmit. Futbolli i sotëm nuk është më imbyllur brenda kornizave nacionale. Tash njëlojtar mund të konsiderohet italian, gjerman apondonjë tjetër, mjaft që të këtë dëshirë të luajëpër atë vend, t’i japin pasaportën dhe tëplotësojë nja dy kushte të FIFA-s. Kjo ështëarsyeja që shpesh me përfaqësueset e ish-Bashkimit Sovjetik gjen ndonjë lojtar brazilianapo me Maltën një sulmues afrikan. Kjo ështëarsyeja që fjala vjen Xhaka, Shaqiri, Berhami, Xhemajli e plot të tjerë luajnë me Zvicrën. Ata kanë respektuar një vend ku janë formuar sifutbollistë, por dhe si njerëz. Pos kësaj kanërespektuar këshillat e agjentëve të tyre, të cilët e shohin futbollin si industri dhe u mbushinshqipeve llogaritë bankare .
Anglia apo “ Tre luanët” janë lider të këtij grupime gjashtë pikë, pas dy fitoreve në po aqndeshje, dhe ndiqet nga Bullgaria që ka dy pikënë po aq ndeshje. Kosova renditet e treta me njëpikë pas barazimit 1:1 me Bullgarinë nëndeshjken e parë debutuese në një fushatëkualifikuese për Kampionat Evropian. Grupin e mbyllin Mali i Zi në vendin e katërt me një pikëpas dy ndeshjeve dhe Republika e Çekisë pa pikë, e cila, si Kosova, ka zhvilluar vetëm njëndeshje.