Në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në MZ, dhe të QKI “Malësia”, në Tuz, u vendos ekspozita e fotografive “Color of Albania”, të cilën e hapi Ambasadori shqiptar në MZ, z. Ridi Kurtezi.
Të pranishmit i përshëndeti sekretari i QKI “Malësia”, Samir Beqaj.
Në hapje përpos zyrtarëve nga Ambasada e Shqipërisë në MZ, mori pjesë edhe zv.Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, z. Enver Buçaj, si dhe dhjetra qytetarë nga Malësia ndër ta edhe përfaqësues të Komunës së Tuzit, në krye me Kryetarin e Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, Kryetarin e Parlamentit, Fadil Kajoshaj, si dhe zyrtarë tjerë.
Në fjalën e vet Ambasadori Kurtezi ndër të tjera tha: “Colours of Albania” është një ekspozitë e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, që tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi, të cilat ja vlen t’ia rrëfesh tjetrit. Fotografitë janë në vetvete rrëfenja të ngrira në kohë dhe nje kujtesë nga kapja e një çasti të ikur përgjithmonë, diçka që kurrë nuk mund të përsëritet dhe kjo është pikerisht ajo çka e bën fotografinë, një formë unike arti. Veçantia e kësaj ekspozite qëndron te deshira për të arritur jo vetëm një audiencë të gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë – Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme”, theksoi Kurtezi.
Kurtezi shtoi se lidhjet e shqiptarëve jashtë kufirit me Shqipërinë janë lidhje që nuk mund të shkëputën kurrë, por ato kanë njëkohësisht nevojë të ushqehen.
Fotografitë e ekspozuara, janë punime spontane nga autor të ndryshëm shqiptar dhe paraqesin viset e ndryshme nga bukuritë e trojeve shqiptare.
Z. Kurtezi në fund i ftoi të gjithë ata që merren me fotografi, e veçanariaht të rinjtë që të bëhen pjesë e edicioneve të ardhshme të “Color of Albania”.
Albert Camaj