E plotësuar: Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 46 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.
Kanë kaluar 50 orë nga tërmeti i parë që goditi Shqipërinë e që ndodhi të jetë fatal për jetën e së paku 36 njerëzve deri më tani.
Mbi 650 persona të lenduar, mbi 15 persona mendohet të jenë nën rrënoja, ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Gjatë këtyre 50 orëve kërkime nën rrënoja kanë kontribuar përveç autoriteteve vendore edhe shtetet e rajonit dhe vende të ndryshme të BE-së.
Ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe ekipe mjekësore po qëndrojnë ende në Shqipëri në krye të detyrës në kërkimin e trupave brenda rrënojave.
Sot Shqipëria është goditur edhe nga një tërmet tjetër i fuqishëm që ka arritur fuqinë e 5.6 shkallë të rihterit rreth orës 16:00 të pasditës.
Ndërkohë, Shqipëria nuk po gjen qetësi as në orët e para të së enjtës – pasi është goditur nga 4 tërmete brenda gjysmë ore – dy prej të cilave kanë arritur në 4.4, gjegjësisht në 4.5 shkallë të rihterit.
Vlen të theksohet gjithashtu se janë mbi 500 lëkundje që kanë prekur Shqipërinë në 50 orët e fundit – derisa ka ndodhur edhe një fenomen i pazakontë – toka në Durrës ka lëvizur për 10 centimetra.