Nesër organizohet shqyrtim publik lidhur me Propozim vendimin mbi buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020

Sekretariati për financa dhe zhvillim ekonomik organizon shqyrtim publik lidhur me:

“Propozim vendimin mbi buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2020”
“Propozim vendimin për tatim në patundshmëri”

Shqyrtimi publik qëndror do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, më 11.12.2019 me fillim në orën 10:00.

Vërejtjet, propozimet dhe sygjerimet, dorëzohen në formë të shkruar në adresën: finansije@tuzi.org.me, deri në skadimin e afatit për shqyrtim publik.

Sekretariati për financa dhe zhvillim ekonomik